• |
ide | kryesore

Skriniar akord total me PSG: pariseinët vendosin 70 milionë euro në tavolinë për Interin

-Instant, Sport

Milan Skriniar është fare pranë largimit nga Inter. Në fakt, në radhët e PSG-së ka një optimizëm të madh për përfundimin pozitiv të negociatave me zikaltrit për lojtarin. Klubi parisien është gati të bëjë ofertën e fundit dhe vendimtare, duke rritur shifrën dhe duke iu afruar kështu 70 milionë eurove pa lojtarë në shkëmbim, si preferojnë italianët. Mund të jenë 67-68 plus bonuse. Në orët e ardhshme, jo më vonë se të hënën ose të martën, oferta do t’u dërgohet drejtuesve zikaltër.


Nga ana tjetër, marrëveshja mes PSG-së dhe lojtarit tashmë është totale. Katër vjet plus një opsion për sezonin e pestë. Baza e pagës është rreth 7.5 milion që bëhet 8 me bonuse lehtësisht të arritshme. Madje deri në 9 me bonuse më të komplikuara, mbi të gjithë me fitoren në Champions League nga PSG.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.