• |
ide | kryesore

Thyerje totale De Ligt-Juventus: Chelsea ofron 70 milionë euro plus bonus

-Instant, Sport



Matthjis de Ligt dhe Juventus nuk do të vazhdojnë së bashku. Ajo që dukej të ishte vetëm një hipotezë pranverore, me kalimin e ditëve, po merr konotacionet e sigurisë. Mbrojtësi holandez nuk është i bindur për projektin e Juventusit, ai e bëri të ditur në fund të sezonit dhe – siç konfirmoi Maurizio Arrivabene – ka kërkuar të largohet. Optimizmi për mundësinë e rinovimit që u shty përpara prej javësh, tani është zhdukur, duke lënë hapësirë për negociata me klubet e interesuara për De Ligt: Chelsea mbi të gjitha, por edhe Manchester United.

Duke marrë parasysh situatën, Juventusit nuk i mbetet vec se ta transformojë në favor duke u përpjekur për të arkëtuar maksimumin e mundshëm, duke kursyer edhe pagën e mbrojtësit, lojtari më i paguar në Serie A. De Ligt duhet sigurisht të zëvendësohet, por shifra në hyrje premton të jetë faraonike.

Ndoshta jo përtej 100 milionëve të klauzolës së lirimit siç shpreson dhe këmbëngul Juventusi, por një shumë e konsiderueshme në një situatë në të cilën klubi bardhezi shpreson të jetë në gjendje të nisë një ankand në Premier League. Lëvizja e parë i takon Chelsea, i cili, pasi ka marrë indikacionet për të mos përfshirë lojtarë në shkëmbim (si Ëerner) është gati të shkojë në sulm me 70 milionë euro plus bonuse për Zonjën e Vjetër.

Shumë pak për momentin, por një pikënisje e mirë edhe pse do të jenë Blues ata që do të bëjnë të qartë kufijtë e negociatave, veçanërisht me përfshirjen e mundshme të Djajve të Kuq me vullnetin e Ten Hag. Pasi humbën Rudiger dhe Christensen, klubi londinez duhet të ndërhyjë në tregun e transferimeve në mbrojtje, por i ka vënë syrin edhe Koulibaly, i cili në situatën aktuale do të ishte një biznes më pak i kushtueshëm dhe sidoqoftë cilësor, ndërsa mban nën vëzhgim Bremer të Torinos, i cili megjithatë ka një preferencë për Interin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *