• |
ide | kryesore

VOA sjell reagimet: Hera e dytë që Rama çon një gazetar “për riedukim”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në Tiranë, organizata të gazetarëve, pedagogë dhe analistë të njohur reaguan lidhur me pezullimin tremujor nga konferencat e shtypit, që kryeministri Rama i komunikoi një gazetari, me shpjegimin se pyetja e tij ishte jo-etike.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë i kërkoi kryeministrit të ndërpresë masa të tilla penalizimi për gazetarët, për shkak të pyetjeve që ata bëjnë, si akte që shënojnë rënie të lirisë për informim.

Kryeministri Edi Rama refuzoi t’i përgjigjej të premten pyetjes së gazetarit Klevin Muka, me shpjegimin se ai kishte bërë një pyetje joetike.

“Do të kalosh në riedukim, si Ambrozia, për 3 muajt e ardhshëm. Nuk je i mirëseardhur në asnjë konferencë shtypi. Për pyetje të përsëritura, pa asnjë etikë, ka një proces që quhet riedukim. 3 muaj. Përgjigjen e radhës do ta marrësh pas 3 muajsh në tetor” – tha zoti Rama.

Kjo është hera e dytë që zoti Rama “çon për riedukim” përfaqësues të shtypit. Ngjashëm ai “çoi për riedukim” disa muaj më parë gazetaren Ambrozia Meta menjëherë pas një pyetje që ajo i bëri gjatë një konference me shtypin.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë deklaroi se ndëshkime të tilla janë të pazakonta dhe të panjohura në komunikimet e udhëheqësve të shteteve me gazetarët dhe me mediat.

Kryetari i UGSH, Aleksandër Çipa, tha se ndërhyrja e kryeministrit dje ishte një akt i përsëritur penalizimi të gazetarit për shkak të pyetjes, gjë që bie ndesh me legjislacionin shqiptar për të drejtën për t’u informuar dhe shënojnë rënie të lirisë për informim.

“Unioni i Gazetarëve Shqiptarë reagon ndaj rasteve të tilla dhe i kërkon kryeministrit të Republikës të ndërpresë masa të tilla penalizimi për gazetarët, për shkak të pyetjeve që ata i bëjnë. Unioni i Gazetarëve Shqiptarë do të dëshironte që praktika të tilla të refuzohen menjëherë, madje edhe të anullohen si rasti i fundit. Përsëritja e rasteve të tilla do të shkaktonte reagime të shumta nga komuniteti i gazetarëve vendas dhe ndërkombëtarë. Një gjë e tillë nuk e nderon lirinë e medias në Shqipëri dhe aq më keq, vazhdon të përkeqësojë indekset e lirisë së medias në raportet ndërkombëtare” – tha zoti Çipa.

Drejtuesja e Organizatës së Verifikimit të Fakteve “Faktoje.al”, Klodiana Kapo, thotë se liria e mendimit dhe shprehjes, liria e të kërkuarit llogaridhënie me fakte dhe burime janë elemente bazë të gazetarisë, që e forcojnë edhe demokracinë.

“Zyrtarët e lartë të zgjedhur kanë detyrim të jenë transparentë, të hapur ndaj llogaridhënnies, sepse kjo forcon demokracinë e vendit dhe rrit besimin ndaj institucioneve publike, i cili është në nivel shumë të ulët. Një nga elementët kyç të pnës së një gazetari është të kërkojë fakte dhe t’i verifikojë ato, për të thënë të vërtetën, për të informuar. Kjo as nuk mund të dënohet, as nuk mund të shantazhohet” – thotë zonja Kapo.

Masa ndëshkuese e kryeministrit Rama ndaj gazetarit Muka cilësohet si e paqartë në kuptimin juridik dhe administrative nga pedagogu i gazetarisë në Universitetin e Tiranës, Zylyftar Bregu. Ai thekson se në komunitetin e gazetarëve nevojitet solidaritet, që këto lloj masash të mos përsëriten sa herë që artikulohen pyetje të papëlqyeshme ndaj zyrtarëve në të gjithë nivelet e administratës.

“Mendoj se pyetja e gazetarit nuk ishte jo-etike. Ishte pak sarkastike, por nuk ishte jo-etike. Ndërsa vendimi i kryeministrit ishte arrogant. Në vend që të jepte një përgjigje shteruese, ai dha një përgjigje dënuese. Mendoj që gazetarët janë lënë vetëm nga pronarët, nga shoqatat, dhe nga vetë njëri tjetri. Nuk shoh ndonjë solidaritet midis kolegëve” – thotë zoti Bregu.

Analisti i politikës dhe ekspert i gazetarisë, Lutfi Dervishi, thekson se nga përdorimi gjithnjë e më i madh i rrjeteve sociale, zyrtarët po ngushtojnë përherë e më shumë komunikimin me gazetarët.

Zyrtarët, thotë ai, ndjehen të habitur kur në përballjet e rralla me gazetarët ndeshen me pyetje sfiduese, por pyetjet janë për të marrë përgjigje dhe jo për të marrë ndëshkim.

“Është përtej imagjinatës që të shpallen ndëshkime ndaj gazetarit për pyetjen qe bën. Një gazetar i lirë ka të drejtën e shenjtë për të bërë pyetje sfiduese. Nuk është shkelje ligji, as blasfemi nëse gazetari në pyetjen e tij përdor sarkazmën. Është më mirë le ta teprojë gazetari, se sa ta teprojë pushtetari. Përdorimi nga ana e kryeministrit i termit “riedukim” është një atavizëm që vjen nga Revolucioni Kulturor Kinez i shekullit të kaluar. Ndëshkimi i gazetarëve është thjesht një gabim” – thotë zoti Dervishi.

Shqipëria ra me 20 vende në Indeksin Botëror të lirisë së Shtypit, përgatitur nga organizata “Reporterëve pa Kufij”, duke u renditur në vendin e 103 nga 180 për vitin 2022.

Organizatat ndërkombëtare vlerësojnë në raportet e tyre se kuadri ligjor për të drejtën e lirisë së shprehjes dhe informimit nuk zbatohet plotësisht në praktikë dhe ka shenja të përkeqësimit të lirisë së shprehjes, të informimit dhe të shtypit, të cilat vazhdojnë.

Ato theksojnë se për gazetarët në Shqipëri është mjaft e vështirë për shkak të kërcënimeve, ngacmimeve dhe kushteve të vështira të punës. /VOA



13 Comments

    1. Nuk ben me pune avniu ketu. Duhet Nuremberg per gjithe te zezat qe po i bejne popullit keta dhe ate qe i mbajne ne pushtet, ata qe i presin e percjellin dhe zgerdhihen neper foto ops.
      Duhet te zgjohemi e te reagojm se per ndryshe keta do na mbysin pak nga pak.

  1. Nuk i kuptoj keto ankesa te mjera te medias shqiptare. C`fare ka ketu per tu ankuar?
    Respekti i institucionit nga mediat eshte po aq i detyrueshem sa respekti i institucionit per mediat.

    Atehere c`fare ju pengon te riedukoni Kryeministrin tuaj ne te njejten menyre qe atij vete i pelqen ta zbatoje per te tjeret. Behuni bashke dhe bojkotoni te gjitha informacionet qe ai deshiron te publikoje ne mediat online si edhe ne mediat e printuara.

    Ne perendim ka patur raste kur politikane te pamatur kane tentuar tju mbyllin gojen gazetareve dhe paveresisht kush ka patur te drejte per ceshtjen ne fjale, mediat e kane detyruar doreheqjen e politikanit megjthese ai ka kerkuar falje publike per ndikimin dhe pengimin e medias ne informimin e shoqerise civile.

    Shoqeria Shqiptare si edhe mediat kombetare e nderkombetare duhet te denojne maksimalisht shkelien e te drejtes se lirise se fjales dhe shtypit ne Shqiperi ne menyre te perseritur nga “Master of Disaster”.
    E drejta e lirive te njeriut mbrohet nga Kushtetuta me ligjet perkatese.
    Shkeljet e ligjit duhet te denoncohen para organeve perkatese me shkrim.

    1. Ata gazetaret qe ishin te pranishem ose duhet te bente sejcili saktesisht te njejten pyetje qe beri gazetari Muka deri ne pergjigjen nga personi qe i adresohej , ne te kundert te bojkotoni kete konference shtypi ne menyre dekostrative dhe te mos.presin te provojne te gjithe riedukimn
      Nga ky KM mos prisni ndryshe se ai ashtu eshte.mesuar te mare çka nuk.meriton , te vleresohet per çfare nuk permbush dhe te mos jape hesap ne asnje rast apo rrethane sepse dikur e mbronte Babi antar presidiumi edhe daja anetar byroje sot e mbrojne votat e Tomes , Aqifit , Terit , Bllakos por e mbrojne edhe babloket ne Diber , Durres ,, Elbasan e tj

  2. Nuk i kuptoj keto ankesa te mjera te medias shqiptare. C`fare ka ketu per tu ankuar?
    Respekti i institucionit nga mediat eshte po aq i detyrueshem sa respekti i institucionit per mediat.

    Atehere c`fare ju pengon te riedukoni Kryeministrin tuaj ne te njejten menyre qe atij vete i pelqen ta zbatoje per te tjeret. Behuni bashke dhe bojkotoni te gjitha informacionet qe ai deshiron te publikoje ne mediat online si edhe ne mediat e printuara.

    Ne perendim ka patur raste kur politikane te pamatur kane tentuar tju mbyllin gojen gazetareve dhe paveresisht kush ka patur te drejte per ceshtjen ne fjale, mediat e kane detyruar doreheqjen e politikanit megjthese ai ka kerkuar falje publike per ndikimin dhe pengimin e medias ne informimin e shoqerise civile.

    Shoqeria Shqiptare si edhe mediat kombetare e nderkombetare duhet te denojne maksimalisht shkelien e te drejtes se lirise se fjales dhe shtypit ne Shqiperi ne menyre te perseritur nga “Master of Disaster”.
    E drejta e lirive te njeriut mbrohet nga Kushtetuta me ligjet perkatese.
    Shkeljet e ligjit duhet te denoncohen para organeve perkatese me shkrim.

  3. Gaztaret jane pushteti i katert ndaj perdorimit te te gjitha burimeve kombetare per mireqenien tone si shtet. KM del ne koference shtypi per lligaridhenie jo se na plasi ne si komb me pa fytyren e KM-se, kushdo qofte. Ndaj me kete pergjigje, ju si pushtet i katert keni dale loje, sepse diktatura bis u instalua. Ambrozia nuk eshte nje rast i veçuar.
    Propozoj qe ju te kerkoni te drejten dhe pergjegjesine per informim sepse detyrim per llogaridhenie. Beni repotazhe, analiza, hetime mbi fakte jo citim deklaratash politikanesh. Per mua, si gazetare qe rezultoni totalisht te fyer nga pushteti ekzekutiv, duhet te dilni ne proteste, te bashkuar.

  4. Per aq kohe sa gazetari ka te drejte te pyesi, do pyesi !
    Por ne te njejten kohe cdokush , aq me shume institucioni i Kryeministrit, ka te drejten per te mos u pergjigjur .
    Keshtu vepronin Regani, Thacheri dhe Miteran , me frazen e famshme.

    ” PA DYSHIM JU MUND TA BENI PYETJEN, POR UNE NUK JU SIGUROJ sE DO MERRNI NJE PERGJIGJE PER TE ”’

    Dhe me kete fraze gjeniale , nuk krijheshin ( nuk mund te krijoheshin) tensjone artificiale midis Mediave dhe Qeverise.

  5. I gjati ine çon per riedukim por harron se vete eshte per tek 41 bisi .
    Ti je e keqja qe ka zene prej fyti kete vend , ti do shporrur me çdo mjet e menyre .
    Ti je pasqyra ku çdo ligesi tek ty sheh vetveten o i gjati ine .

  6. Pushteti nuk eshte i perjetshem.As pushtusit si mbajne dot pushtimet.Nje dite rrezohen.Njedite shporren.Do te jete rasti i pare unikal ne bote ku gjyqi jot o rama,do behet me vidio reale,live.Cfare ke thene ti nga 90 dhe kur ishe ne opozite dhe kerkoje pushtetin dhe cfare ke bere ti ne pushtet.Cfare ke vjelle ti kundra usa dhe perendimit.Pse i ke bere demostratat ,cfare ke kerkuar ne demostrata.Dhe si je sjelle ti vete kunder demostratave ne pushtet.Cfare i ke premtuar ti popullit ne fushata ne opozite dhe cfare ke bere ti ne pushtet.Cfare ke bere ti si gazetar dhe perfaqsues i mediave dhe tv cfare ke kerkuar kur ishe ne opozite dhe cfare ke bere ti per te gjitha keto ne pushtet.Gjyqi jot do jete ne shqip,anglisht, spanishte,frengjishte,gjermanishte direkt ne tv dhe e rregjistruar ne vidio.Ta marri vesh gjithe bota perendimore,gjithe popujt e tyre cfare monstre je,cfare ganibali je,cfare djalli je.

  7. ‘Gazekaret” qe hane supen e felliqur nga canaku i non grates duhen cuar ne shkollen e riedukimit Duhet me ua shkerdhy nonen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *