• |
ide | kryesore

Vrasja e “Pipit” në Elbasan/ 6 efektivët sot para gjykatës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Nis seanca për verifikimin e masës së sigurisë së 6 efektivëve Shqiponja të akuzuar për shpërdorim detyre gjatë ngjarjes së 21 Prillit 2021 ku mbeti i vrarë shtetasi Pjerin Xhuvani. Më herët gjykata ka vendosur ndaj tyre masën “pezullim nga detyra apo ushtrim i cdo funksioni publik”.

Dy ditë më parë u njohën me masën e sigurisë dy zv drejtorët të cilët përballen po me të njëjtën akuzë. Nikollaq Palla dhe Albert Nushi. Dy zv/drejtorët janë në arrest shtëpie.
Verifikimi i masës së sigurise u bë pa praninë e avokatëve për shkak të bojkotit të këtyre të fundit.
Në 21 prill të vitit 2021, gjatë një përplasje me armë mes dy grupimeve politike mbeti i vrarë mjeku Pjerin Xhuvani, në atë kohë eksponent i PS ndërsa mbetën të plagosur 4 persona të tjerë mes të cilëve një punonjëse policie.
Pas ngjarjes, në polici u vetë dorëzua si autor i krimit Arbër Papleka, shoqërues i drejtues politik të PD të Elbasanit në atë kohë Gazmend Bardhi. Papleka, ish-efektiv i Reneas qarkullonte në Elbasan i armatosur si pjesë e strukturës për mbrojtjen e votës, strukturë e cila ishte ngritur nga PD në të gjithë vendin.



3 Comments

  1. Hallall per partine. Keta jane heronj pasi ja kaluan asaj beratases qe rinte pa buke e uje per partine ,keta bejne burg per partine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *