• |
ide | kryesore

Masakra me 3 shqiptarë të vrarë në Athinë, çfarë dihet mbi ngjarjen

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

‘Ne pamë një polic që çalonte dhe një tjetër që ishte ulu në tokë. Ishim ulur jashtë dhe papritmas dëgjuam të shtëna armësh. Në fillim menduam se ishin fishekzjarre’. 


Kështu shprehet një dëshmitar okular i përplasjes me armë që ndodhi mbrëmjen e kaluar në Athinë, ku mbetën të vrarë 3 shqiptarë dhe u plagosën 3 persona të tjerë, mes tyre dy efektivë të policisë greke.


Sipas mediave greke, dy efektivët e policisë të plagosur janë transportuar në Spitalin e Ushtarak ‘401’ të Athinës dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Dëshmitarët kanë treguar të tronditur ngjarjen, teksa thonë se janë trembur dhe për jetën e tyre.

‘Ndodhi 50 metra larg nesh. Ne pamë një oficer policie i cili po çalonte dhe një tjetër që ishte shtrirë në tokë. Kishim frikë se do të afroheshin nga ne. Disa thonë se ishte grabitur një dyqan dhe teksa po kalonin policët, aksidentalisht u përplasën me grabitësit’, tha një dëshmitar.

Dy shqiptarët e vrarë fillimisht rezultojnë me precedentë penalë në Greqi për çështjes droge dhe ishin arrestuar këtë vit nga policia.

Dyshohet se aktiviteti ilegal ka qenë dhe motivi i përplasjes mes tyre që i mori jetën dhe një shqiptari të tretë.

3 Comments

  1. Turp! Patjetër larje hesapesh mes tyre, këta tipa me këto gjëra e ndërtojnë jetën. Më vjen keq për ata shqiptar që punojnë me djersën e ballit, shohin punën e tyre dhe duhet të vuajnë diskriminim per shkak të këtyre fytyrave parazite kriminale.

    Riktheni dënimin me vdekje në çdo vend!!

  2. Dhe është për tu shënuar se kur ndodhin ngjarje të tilla, sidomos jashtë vendit, nuk ka fare komente dënuese në këto artikuj. Pothuajse zero.

  3. Nje nga keta qe u vra sipas nje portali tjeter shqiptar ishte “biznesmen” nga ata qe merren me droge dhe hapin aktivitet sa per koperture.Nje pjese e shqiptareve kane zgjedhur drogen dhe prostitucionin si mjet jetese pasi fitojne shume por dihet qe kjo lloj pune ka dhe koston e vet dhe rezultati dihet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.