• |
ide | kryesore

Mbanin armë zjarri pa leje, në pranga dy të rinj në Tiranë

-Instant, Lajme, Të fundit



Forcat “Shqiponja” në Tiranë kanë arrestuar  në pranga dy të rinj, të cilët u ndaluan në afërsi të TEG. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet u sekuestruan dy armë zjarri pistoleta, një armë zjarri kallashnikov, krehra, municion luftarak dhe një palë dylbi. Blutë njoftojnë se u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve E. M, 26 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe E. Sh, 19 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *