• |
ide | kryesore

Propozimi francez për veton bullgare, presidenti maqedonas: As triumf, as dështim

-Instant, Lajme, Të fundit



Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski reagoi në lidhje me propozimin e ri të Francës e cila do të zgjidhte kontestin me Bullgarinë dhe do të sillte rrjedhimisht hapjen e negociatave për vendin e tij dhe Shqipërinë. Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, presidenti maqedonas u shpreh se propozimi francez është i pranueshëm, por sipas tij bëhet fjalë për një kompromis kalimtar për të nisur bisedime dhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Presidenti Pendarovski shtoi se qeveria duhet të miratojë edhe një aneks në propozimin e modifikuar se do të refuzojë bisedimet në rast se gjatë këtij procesi pala bullgare insiston që të negociohet edhe për gjuhën dhe identitetin maqedonas.

“Frika te një pjesë e maqedonasve se në BE do të hyjmë vetëm si bullgarë, nuk qëndron. Si mundet që një maqedonas të bëhet bullgar?… Në historinë e diplomacisë botërore nuk ekziston diçka e tillë, se me marrëveshje dypalëshe apo shumëpalëshe dikush brenda natës ju ndërron identitetin”, deklaroi Pendarovski.

Ai shtoi se vendimi për të pranuar propozimin e modifikuar francez, nuk është as triumf historik apo dështim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *