• |
ide | kryesore

Ra në kontakt me rrymën elektrike në banesë, ndërron jetë në spital 11-vjeçarja nga Tirana

-Instant, Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Tiranë.

Një 11-vjeçare e cila ra në kontakt me rrymën elektrike në banesë ka ndërruar jetë.

Sipas policisë, ditën e djeshme e mitura është paraqitur në Spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore.

Por 11-vjeçarja nuk ka mundur t’ia dalë dhe sot rreth orës 08:35 ka ndërruar jetë në spital.

Lajmi konfirmohet nga stafi mjekësor.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



2 Comments

  1. U prehte ne paqe e mitura. Po si ka mundesi qe ndërron jete ne spital pas goditjes nga rryma elektrike? Ajo do veprim te menjehershem. Cfare mut mjekesh kemi ne kete vend???

    1. Kur smerr vesh nga kjo ceshtje mos shkruaj kot. Une nuk kam asnje info per rastin ne fjale por eshte plotesisht e mundur qe kalimi i rrymes elektrike ne trupin e njeriut te shkaktoje demtime (diegie) te organeve te brendshme, perfshir dhe zemren.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *