• |
ide | kryesore

Regjisori padit Justin Timberlake për dokumentarin : Më jep paratë e mia

-Instant, Paparazzi, Slider



Regjisori John Urbano ka paditur së fundmi këngëtarin Justin Timberlake.

Regjisori ka deklaruar se Justin e rekrutoi atë në vitin 2012 për të xhiruar dhe montuar një film dokumentar për realizimin e albumit të tij të tretë në studio.

Sipas padisë, të siguruar nga TMZ, Urbano pretendon se artisti propozoi një marrëveshje ku do të ndante fitimet me të në vend që t’i paguante atij tarifën normale.

Regjisori ka treguar se nëse do të ishte paguar për projektin, tarifat e tij të xhirimit dhe montazhit do të kishin arritur në 2,450,000 dollarë. por ai thotë se të vetmet para që ka marrë janë një tarifë modeste prej 20,000 dollarësh, plus rimbursimet për shpenzimet e bëra gjatë  xhirimeve.

Ai ka rrëfyer gjithashtu se Timberlake donte ta bënte dokumentarin në fillim, por pasi albumi i tij u bë projekti i tij më i suksesshëm solo, ai humbi interesin për të. Për këtë  arsye, regjisori ka kërkuar kompensim për një marrëveshje të dyshuar të shkelur dhe një gjyqtar të deklarojë se ai zotëron të gjitha të drejtat për dprojektin./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *