• |
ide | kryesore

Rusët bombardojnë qytetin ukrainas, të paktën 6 civilë të vrarë

-Instant, Lajme, Planet



Të paktën gjashtë civilë janë vrarë dje 15 janë plagosur, si pasojë e bombardimeve ruse në Slovyansk, Ukrainë.

Zëdhënësja e Donetsk, Ova Ignatchenko, ka thënë për mediet ukrainase se të paktën gjashtë persona janë vrarë dhe 15 janë plagosur si rezultat i bombardimeve.

Kramatorsk në jug të Slovianskut është gjithashtu nën sulme intensive ruse, raporton BBC.

Slovyansk dhe Kramatorsk janë dy nga qytetet më të mëdha në rajonin e Donetskut që janë ende në duart e Ukrainës.

Më herët kryetari i bashkisë së Slovyansk, Vadym Lyakh, tha për mediet se në qytete kishte rreth 15 vatra zjarri nga bombardimet ruse.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *