• |
ide | kryesore

Ukraina bombardon bazën e trupave ruse në Melitopol

-Instant, Lajme, Planet



Shpërthime te fuqishme janë raportuar rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm në perimetrin e aeroportit të Melitopolit, një qytet në juglindje të Ukrainës.

Melitopoli është pushtuar nga ushtria ruse e cila ka vendosur trupat e Federatës.

Shpërthimi u raportua nga Ria Melitopol duke publikuar video dhe foto.

Një kolonë e madhe tymi është ngritur mbi zonën e aeroportit.

Pasojat e sulmit janë të dukshme edhe dhjetëra kilometra larg Melitopolit.

Civilët nuk kanë qenë në gjendje të hyjnë në strehimore, sepse forcat ruse i kanë mbyllur të gjitha, raportojnë mediat ukrainase.

Shumë prej tyre po përpiqen të largohen nga qyteti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *