• |
ide | kryesore

Ushtria ruse rrethon qytetin lindor të Ukrainës

-Instant, Lajme, Planet



Ushtria ruse ka rrethuar qytetin lindor të Ukrainës, Lysychansk, i cili konsiderohet si bastioni i fundit i madh i Ukrainës në rajonin e Luhanskut, tha agjencia e lajmeve TASS, duke cituar ministrinë e Jashtme ruse.

BBC raporton se autoritetet ukrainase nuk kanë konfirmuar ende deklaratën e ministrisë ruse.

Kohët e fundit trupat ruse janë fokusuar në dëbimin e forcave ukrainase nga provincat Luhansk dhe Donetsk në Donbas.

Ndërkohë kujtojmë se më herët një këshilltar i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenksy pranoi se Lysychansk, qyteti i fundit i mbajtur nga Ukraina në rajonin e Luhansk, mund të bjerë në duart e forcave ruse ndërsa luftimet u intensifikuan këtë fundjavë.

Oleksiy Arestovych tha se forcat ruse kaluan lumin Siversky Donets, ndërsa po i afroheshin qytetit nga veriu.

Arestovych tha: “Ky është me të vërtetë një kërcënim. Unë nuk përjashtoj asgjë. Gjërat do të bëhen shumë më të qarta brenda një ose dy ditësh.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *