• |
ide | kryesore

90-vjeçarja tregon si u mashtrua nga inceneratorët: Erdhën dy djem, më thanë firmos këtu

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Nuk e dinte që ishte ‘milionere’, por në emër të saj kryeheshin veprime me miliona euro.

Historia e 90-vjeçares Haxhire Gurakuqi është në kufijtë e të pabesueshmes dhe njëherazi tregon se deri ku ka arritur afera e shekullit e inceneratorëve.

Në emër të çiftit të të moshuarve Thanas Çani dhe Haxhire Gurakuqi janë kryer veprime me miliona euro dhe janë faturuar të ardhura nga inceneratorët në vlerën 5 mln euro.

Por e moshuara nuk di asgjë për këto.

Në një intervistë ekskluzive për Syri Tv, ajo tregon se jeton në azil pasi nuk ka shtëpi.

Ajo rrëfen se dy djem i kanë shkuar në azil, ku edhe jeton që prej dëmtimit të banesës nga tërmeti dhe i janë prezantuar si zyrtarë të Prokurorisë.

Ata i kanë dhënë disa dokumente për të firmosur, në këmbim të lirimit të kursimeve të saj prej 600 mijë lekësh të vjetra në bankë të cilat i ishin bllokuar.

Këtu duket se fillon skema e mashtrimit ndaj të moshuarës. Paratë, nuk dihet ku kanë shkuar.

“Më vijnë dy djem këtu, më thanë jemi të prokurorisë, kemi ardhur për punën e atyre lekëve që të kanë bllokuar. Më dhanë dokumente për të firmosur, i besova se thanë jemi të prokurorisë. Më thanë që do kisha mundësi të merrja paratë e mia.

Drejtori më bëri një shenjë, po unë e kuptova vonë. Ma bëri me dorë, që mos e firmos. Por unë e kisha firmosur. Ishin dy persona. Kam dyshime tani. Marrin pasaportat, japin lekët dhe marrin pasaportat.

E gjitha që më kanë bërë, është mashtrim, hajdutët. Pasi firmosa, as kursimet e mia nuk i mora dot. Zoti të marrë hak, jam në hallin tim”, thotë ajo



6 Comments

  1. Kjo mire se qenka gjalle por shikoni se do keni dhe te vdekur si “biznesmene” te rilindjes . Spaska pas rrace me te ndyre se dylberat mavi. Ti varesh ke Sheshi Skenderbej dhe e kane pak

  2. Kini kujdes dhe ndiqni me vemendje transaksionet ne QKB. Ndoshta Rama do vendose ta mbylle perkohesisht (nese nuk eshte mbyllur) per te rregulluar letrat. Sic beri me vellane e Beso Taivanit. Qindra kompani jane pergatitur ne vite per “legalizim” si kjo e kesaj nenes nga Librazhdi! Si mendoni ju, kush qendron pas ketyre skemave? Te njejtet autore edhe me pare e kane kryer kete aktivitet. Ajo qe i lidh eshte droga, krimi i rende, vecanerisht ai “shkodrano-doshian-lucian”. A e kuptoni strategjine fiskale te Rames tani? Shqelmin ne fyt te vegjelve dhe mesmeve per 80% te te ardhurave qe i ka borxh 20% i Mane, Luca & Co. Jo vetem por tani Rama u ben dhe nje ligj se si te justifikojne keto qindra miliona euro te.marra.nga shteti permes tvsh!!! Me trashe ska ku veje. Dhe nje prokurori si SPAK me te thjeshte se kaq nuk e ka per te provuar qellimin pse ekziston: te godase korrupsionin e larte qe nivelin me te larte sic shdaqet ne Shqiperi e ka arritur me kapjen e shtetit. Dhe ne krye ka vete Ramen!

  3. Si ka mundesi qe kemi pritur kaq shume ne “koma”?
    Nje dite do na vije turp nga vetja,se si kemi toleruar keta monstra aspak inteligjente por shume te liga,te na zhvasin,te na poshterojne ne kte fare feje?
    Te mblidhim forcat njerez dhe tua tregojme vendin,nuk duhet pritur me asnje minute,jemi fajtore koke e kembe.
    Nuk shohim boten e qyteteruar qe per çdo skandal,sado i vogel ngrihen te gjithe ne kembe,pa ndasi militantesh.Kjo i bere te kene ate status qe kane dhe qe ne e enderrojme.Por duke pritur nga te tjeret,nuk vjen asgje,se te gjithe presin nga te tjeret dhe rezultati rri e vegjeto.
    Prandaj duhet te ngrihemi te gjithe per te drejtat tona,ska kuptim jemi demokrate apo socialiste,te jeni te sigurt se ne populli jemi te perçare ne kampe te ndryshme,ndersa ata,as duan tia dine se kujt force i perkasin,thjesht jane bandite dhe dine vetem te zhvasin.
    Verini gishtin kokes po deshet te jetoni si njerez normalë.Nga ne varet gjithçka,jemi ne qe i lejuam,duhet po ne ti ndalojme,ata jane 10 + ,vete,ne jemi miliona,po deshem i terheqim zgupthi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *