• |
ide | kryesore

Adele flet për rënien nga pesha: Më ndihmoi me ankthin

-Instant, Paparazzi, Slider



Adele ka folur së fundmi për humbjen e saj dramatike të peshës dhe sesi ka ndikuar në problemet e saj me shëndetin mendor.

Duke folur në emisionin “Desert Island Discs” në Radio 4, Adele tha se e kuptonte pse shtypi kishte qenë kaq i interesuar për humbjen e saj në peshëpasi ajo nuk e ndau publikisht udhëtimin e saj “si gjithë të tjerët”.

Duke folur me prezantuesen Lauren Laverne, ajo vazhdoi: “U ndjeva keq që disa njerëz  mendonin se komentet e të tjerëve nënkuptonin se nuk dukeshin mirë ose se nuk ishin të bukur.

“Disa nga ata që pashë ishin të rinj, ishin si 15 vjeç. Dhe kishte disa njerëz të tjerë që ndiheshin shumë të tradhtuar nga unë, duke qenë si ‘Oh ajo iu nënështrua presionit të ndjekësve’

“Gjë që nuk më shqetësoi vërtet sepse ata nuk ishin pranë meje në në orën 4 të mëngjesit, kur unë po qaja,kisha ankth dhe nevojë për ndihmë.”

Artistja, e cila kryesoi festivalin britanik Summer Time këtë fundjavë, ka folur më parë sesi ushtrimet e ndihmojnë me ankthin e saj.

“Ishte koha ime,” u shpreh ajo për Vogue . “E kuptova që kur isha duke ushtruar, nuk kisha asnjë ankth”.

Fituesja e Grammy gjithmonë i ka hedhur poshtë pretendimet se ka bërë dietë ose ka provuar “agjërim me ndërprerje, duke këmbëngulur: “Unë ha më shumë se dikur sepse stërvitem shumë”.

Dreka e saj thuhet se shpesh përbëhet nga një sallatë lakër jeshile me majdanoz, selino, mollë dhe arra  me vaj ulliri dhe lëng limoni./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *