• |
ide | kryesore

Aks i nxehtë Torino-Londër: De Ligt drejt Chelsea, braziliani i Arsenal drejt Juventus

-Instant, Sport



Ende pa sistemuar përfudnimisht Mathijs de Ligt, i ndjekur nga Chelsea, por ende shumë larg një oferte që Juve mund ta konsiderojë të pranueshme, në shtëpinë e bardhezinjve tashmë po mendohet për zëvendësuesin e holandezit. Në shënjestrën e bardhezinjve, shkruan Gazzetta dello Sport, ka përfunduar Gabriel, mbrojtësi brazilian i datëlindjes 97 i Arsenal, cka e bën aksin Torino-Londër shumë të nxehtë. Profili konsiderohet tepër i përshtatshëm për të kompletuar baterinë e qendrorëve në dispozicion të Allegrit, por Topçinjtë nisin nga një kërkesë prej 40 milionë eurosh. Shumë më e përballueshme paga prej 2.6 milionë euro në sezon, të cilën Juventus mund ta përmirësojë falë lehtësimit fiskal të Dekretit të Rritjes.

Nga ana tjetër, bardhezinjtë nuk kanë ndërmend të lëshojë Nicolò Zaniolon. Arrivabene po përpiqet të gjejë zgjidhjen e duhur për të kënaqur Romën, e cila deri më tani nuk ka lëvizur nga vlerësimi prej 60 milionësh. Distanca është e madhe – oferta është 10 milionë për huazimin plus 40 të pagueshme në dy vjet – por është mbi të gjitha formula e propozuar nga bardhezinjtë që nuk pëlqehet nga Roma, e cila, përkundrazi, do të donte të arkëtonte para menjëherë.



1 Comment

  1. Votuesit nuk ja dhane voten Edi Rames per te vjedhur qeveritaret per incineratoret, per satelitet, per amnistine fiskale penale, per mbjelljen e hashashit dhe perdorimin e tij, per vjedhjen e regjistrave ne Hipoteke, per investime strategjike ku nuk kane impakt ne ekonomi sepse ne to ndertohen vila qe shiten per llogari te ndertuesit, per mungese transparence ne gjithcka. Ruajna zot, neser do thote qe do hapin shtepi publike. Pse nuk ben Referendum? Ata 303 mije vete qe jane dhene OK per kanabis, nuk perfaqesojne popullin shqiptar. Tani bindem qe nuk kemi pare gje akoma.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *