Sali Berisha deklaroi se Partia Demokratike do të mbetet një forcë politike pro-amerikane.
Ai theksoi se askush s’mund të caktojë kryetarin e Partisë Demokratike dhe deputetët e saj, pasi këtë e bëjnë vetëm demokratët.
“PD do të mbetet forcë politike pro amerikane. Askush s’mund të caktojë kryetarin e PD-së, dhe deputetët e saj.
Ky nuk është standardi i SHBA-së por i një grupi të caktuar që mori përgjigjen e merituar nga demokratët shqiptarë.”- tha Berisha në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv.