• |
ide | kryesore

Çfarë do të ndodhë më 7 korrik? Flet Berisha

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Sali Berisha deklaroi se “7 korriku” do të jetë pas shumë vitesh protesta e parë e një opozite të vërtetë.

I ftuar në Syri TV, ish-kryeministri deklaroi se axhenda e tubimit nuk përcaktohet nga ai, por nga Fronti për Shpëtimin e Shqipërisë, ku krah PD-së bën pjesë dhe shoqëria civile.

“Një ndryshim si nata me ditën, e para kjo protestë thirret nga një opozitë e vërtetë, e cila ka vetëm një axhendë, lirinë e shqiptarëve. Nuk i tërhiqet axhendës së saj. Së dyti, cila do të jetë vazhdimësia? Ka një front të shpëtimit të Shqipërisë që do të përcaktojë axhendën. 7 korriku është pas shumë vitesh protesta e një opozite të vërtetë.

Çfarë ka Sali Berisha në PD është treguar me 4 votime të 44 mijë anëtarë, nuk kam nevojë të bëjë

Unë si kryetar i asaj partia jam aty me ato vota, nuk kam asgjë tjetër të tregojë se kush jam. Sa i përket deputetëve të PD-së, kjo protestë nuk është e Sali Berishës, por e demokratëve, ndaj e kanë të hapur derën. Partia Demokratike është bashkuar me shoqërinë civile dhe tani është një front. Prej kohësh kam thënë që do krijojë një front dhe ai është krijuar.

Ata që nuk njohin kryetar partie Sali Berishën nuk njohin Partinë Demokratike, nuk njohin 44 mijë anëtarët e partisë. Mendoj se ata e njohin PD-në dhe kryetarin, përveç Ali Bashës, Bardhit apo Xhaferit. Janë një treshe e dëshpëruar, kanë probleme me veten”, tha Berisha.



5 Comments

  1. Vazhdon ky debil me skemen e 91.
    As sorrat nuk frymezon me jo me njerezit.
    Fatkeqesi per kete vend qe i kerkohet riciklimi ketij banditi, nje nga mjerezit me te pasur ne Shqiperi, i proviar dhe sterprovuar.
    Kame pasanile kane pata, dhe per kete mendoj e qe mindte blejne vdo gje ne kete vend.
    E turpshme, absurde

  2. Duke shmangur vendimin për gjykimin e Salianjit, ai kërkon t’u thotë mbështetësve të vet, se kush është me të është i paprekshëm, dhe të gjithë do mendojnë se një gjykatë që nuk ka këllqe të ndëshkojë Salianjin, si do ketë këllqe të ndëshkojë Saliun.

    Provat janë sheshit. Ka 24 orë që riprodhohen pa asnjë drojë prej Sali Berishës. SHBA ka tridhjetë vjet që i ka identifikuar këto sjellje.

  3. Ky cope idioti, simbol i politikes demode, pretendon se mund te perdore serish popullin shqiptar, per interesat e tij personale.

  4. 07:51
    E pame se ku na çoi politika e juaj moderne !
    Ne kte gjendje nuk kemi qene kurre,kjo fale jush,ne kte kuptim sales i merrni te keqen.
    Ju duket absurde qe eshte ai qe po ngre njerezet?
    Ne fakt,rri shtember e fol drejt,nese ia arrin ta beje,duhet shpallur hero.
    Nuk ju duken absurde gjithe keto felliqesira qe kemi sot,ne kte dite?
    Qofshi ju me keto mend qe na keni marre ne qafe te gjitheve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *