• |
ide | kryesore

Çmendet inflacioni në Turqi, arrin 78.6%: më i larti në dekada!

-Instant, Arkiva, Planet, Të fundit



Inflacioni në Turqi mbërriti në muajin qershor në 78.6 për qind, niveli më i lartë ky në 24 vjet. Instituti turk i statistikave pohoi se një shifër e tillë nuk ishte regjistruar më që prej shtatorit 1998, kur inflacioni i përvitshëm u llogarit ne 80.4%.

Ekspertët ia faturojnë këtë situatë politikave ekonomike të presidentit, Recep Tayyip Erdogan, që janë duke e rënduar sipas situatën akoma edhe më shumë.

Ndërkohë Por, vlerësimet jozyrtare të publikuara nga ekonomistët në Turqi tregojnë se rritja e çmimeve është dyfish më i lartë krahasuar me shifrat e prezantuara nga autoritetet.

Në maj, inflacioni ishte 73.5 për qind dhe 15.0 për qind në fillim të vitit të kaluar. Dhe duket se gjendja nuk do të stabilizohet shpejt: javën që shkoi, ministri turk i ekonomisë u zotua se çmimet e konsumit do të fillojnë të bien në muajin dhjetor, e atëherë sipas tij, do të nisë të shihet rënia e inflacionit.

Zyrtarët vendas thonë se situata e krijuar në qershor u nxit nga rritja prej 123.4 për qind e kostos së transportit dhe rritja me 94 për qind të pijeve joalkoolike. Përkqesimi i situatës ekonomike nisi vitin e kaluar, kur Erdogan detyroi Bankën Qendrore të ulte normat e interesit.

Edhe pse u pa qartë se kjo lloj politike i rriti cmimet e konsumit, presidenti turk nuk e pranon modelin konvencional ekonomik dhe insiston se normat e larta të interesit shkaktojnë rritje të çmimeve./ TCH



3 Comments

  1. “dhe pse u pa qartë se kjo lloj politike i rriti cmimet e konsumit, presidenti turk nuk e pranon modelin konvencional ekonomik dhe insiston se normat e larta të interesit shkaktojnë rritje të çmimeve.” me injorant sbehet. Po kshu eshte kur vendos injorante fetare ne krye te nje vendi qe e shohin normen e interesit vetem ne aspektin fetar e jo si equilibrues monetar.

  2. Fakti 1- Turqia, qe prej vitit2013, kur largoi perfundimish FMN, eshte nen nje agresion te papare ekonomik. Fakti 2- Ne Janar 2022 rrogat (pensionet) u rriten me 50%, ne Korrik 2022, rrogat (pensionet) perseri do te rriten 42%, pra jane 2-fishuar. Pse urrejtja ju verbon gjykimin o mjerane te gjore, kur ngazelleheni nga e paverteta?! Fakt 3- Gjate krizes se stisur nga FMN, ne vitin 2000, inflacioni ne Turqi,arriti vleren rekord, ne 930 %, ju ku e gjetet vitin 1998, tek Micotaqi, ne Athine?! Nje perbetim i kombit turk thote; “ja me shtet mbi krye, ja kerm per korbat” dhe kane shume te drejte, cili vend ne Bote ka 2-fishuar rrogat (pensionet) ne 6-muaj, per te mbrojtur qytetaret e tij?! KAQ!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *