• |
ide | kryesore

E rëndë në Greqi, vajza shqiptare humb jetën tragjikisht në aksident

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident tragjik është regjistruar ditën e sotme në Greqi, ku për pasojë kanë humbur jetën dy persona dhe janë plagosur 5 të tjerë. Mediat greke, bëjnë me dije se si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën edhe 15-vjeçarja shqiptare.

Mësohet se 15-vjeçarja ka qenë duke bërë shëtitje me të dashurin e saj dhe një çift tjetër, kur dhe ndodhi aksidenti tragjik që i mori jetën shqiptares dhe 23-vjeçarit.

Mediat greke raportojnë se makina me të cilën udhëtonin katër të rinjtë ka dalë nga rruga duke goditur një pemë dhe më pas janë përplasur kokë më kokë me një mjet bujqësor që po kalonte aty në ato momente.

Brenda mjetit bujqësor kanë qenë djali me nënën e tij 76-vjeçare, të cilët ndodhen në spital pasi kanë marrë plagë të lehta gjatë aksidentit.

Ndërsa i riu 23-vjeçar, që humbi jetën, ishte edhe drejtuesi i makinës. I riu nuk kishte leje drejtimi, ndërsa mjeti i përkiste nënës së tij.



1 Comment

  1. Shume gjynah se jane ne lulen e rinise por nuk do ta lija kurre femine tim te ngiste makinen pa patente. Ju prehte shpirti ne parajse

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *