• |
ide | kryesore

E zuri poshtë tenda e kalçetos, ndërron jetë 22-vjeçari në Sarandë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 22-vjeçar humbi tragjikisht jetën pasi mbeti i plagosur në një fushë sportive në Sarandë.

22-vjeçari Armando Kazma mbeti i plagosur pasi tenda e kalçetos e zuri poshtë, nga era e fortë.

Fillimisht u raportua se i riu ishte plagosur rëndë. Fatkeqësisht, ky aksident rezultoi fatal për të riun. Lajmin e konfirmoi policia.

Detaje nga policia: 

Në vijim të informacionit paraprak për rrëzimin e tendës së një kalçetoje sportive, ku si pasojë u dëmtua shtetasi A. K., 22 vjeç, ju informojmë se si pasojë e dëmtimeve të marra, ky shtetas ndërroi jetë në spital.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

©Lapsi.al 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *