• |
ide | kryesore

Flet 90-vjeçarja që u zgjua në azil me 30 milion euro pasuri

-Instant, Kryesore, Lajme



Detaje të mekanizmit që pastron paratë e inceneratorëve kanë dalë në pah me të gjithë banalitetin që përmban një afere e trashë korrupsioni, e cila ka vite që prodhon çudira nga abuzimi me fondet publike. E ka nxjerrë në dritë rrëfimi i një gruaje 90-vjeçare, që papritur ka mësuar se ishte pronare e një prej bizneseve të përfshira në skemën e pastrimit të parave të inceneratorëve.

Haxhire Gurakuqi, 90 vjeç nga Përrenjasi por banuese në një azil të Tiranës, mohoi të ketë dijeni për ekzistencën kompanive “Lumi 2006” apo “Sopotonia”, me të cilat u pastruan një pjesë e parave që disburson shteti për kompanitë e inceneratorëve, (gati 80 mijë euro në ditë).

Përmes një rrëfimi në mediat, Syri tv dhe News 24, Gurakuqi u përpoq të pastrojë emrin e saj nga afera ku e gjend sot në mengjes, kur u zgjua në azilin e të moshuarve, në pritje që shtëpia e dëmtuar nga tërmeti, t’i rindërtohet.

“I gjithë Përrenjasi më mori në telefon. Më thanë; ‘S’dimë gjë që ke qenë biznesmene” tha e moshuara, e cila rezulton bashkë me një bashkëmoshtar të saj Thanas Çani, pronarë të një biznesi me vlerë 30 milionë euro, si pjesë e një kompanie qe bënte evazion fiskal me inceneratorët.

Gjithë jetën ka qenë ndihmësmjeke. Nuk ka pasur kurrë një biznes. Madje thotë se nuk ka qenë kurrë as në Lezhë, në vendin ku është kompania në pronësi të saj.

I gjithë Përrenjasi më mori në telefon. Më thanë; ‘ç’është ky muhabet?! S’dimë gjë që ke qenë biznesmene. Ti ke qenë mjekja jonë’-më thanë. Më thanë; ‘mos ki merak se ne të besojmë”, pohoi e moshuara.

Për ironi, besimi tek shteti nuk i ka humbur. Thotë se kur ka marrë vesh çfarë ka ndodhur, i ka shkruar Edi Ramës.

“I shkruajta dhe i thashë; kështu ma kanë bërë. S’kam marrë përgjigje nga Rama. I shkruajta me zarf dhe ia çova. Shkova në Poste me rekomande ia çova. I çova dhe drejtorit të Tatimeve, se; nuk jam biznesmene. As ai nuk mu përgjigj. Shkova dhe te këto Tatimet këtu te 9-Katëshet. Më ndihmuan, më dhanë; shko te drejtori të Stadiumi Dinamo. Shkova atje dhe s’më futën brenda fare. Më thanë; mos firmosje! Flisja me atë si roje aty. Ata më thanë se ishin të prokurorisë. Ju ktheva atyre dhe i thashë kështu, kështu; ata më thanë; O moj nënë, ti je viktimë. I thashë; ‘E di dhe vetë që jam viktimë’. Ça të bëj. Pështy përpjete më bie syve, pështy poshtë më bie kraharorit, t’i themi derrit dajë. Por i thashë; se lë me kaq, se do t’i hedh në gjyq. Ai Shina më vjen të shoh, që jam biznesmene, po ai është hajdut. Po të rrëmohet do ketë dhe të tjerë si puna ime! I ka futur ato dhe ndajnë lekët sëbashku.” pohoi ajo.

Haxhireja, sipas dokumentave është pronare e një kompanie, të quajtur “Sopotonia”, ndërsa më herët ka pasur një tjetër kompanie “Lumi 06”.

Kjo shoqëri private, sipas të dhënave të publikuara nga Kryemadhi, rezulton të ketë faturuar për kompanitë e inceneratorëve mbi 5 milionë euro. Për Syrin ka treguar se si dy djem i shkuan në azil dhe iu prezantuan si zyrtarë të Prokurorisë. Për ta, ka firmosur disa dokumente, sepse në bankë kishte 600 mijë lekë të vjetra të bllokuara.

“Më vijnë dy djem këtu, më thanë jemi të prokurorisë, kemi ardhur për punën e atyre lekëve që të kanë bllokuar. Më dhanë dokumente për të firmosur, i besova se thanë jemi të prokurorisë. Më thanë që do kisha mundësi të merrja paratë e mia.

Drejtori më bëri një shenjë, po unë e kuptova vonë. Ma bëri me dorë, që mos e firmos. Por unë e kisha firmosur. Ishin dy persona. Kam dyshime tani. Marrin pasaportat, japin lekët dhe marrin pasaportat. E gjitha që më kanë bërë, është mashtrim, hajdutët. Pasi firmosa, as kursimet e mia nuk i mora dot. Zoti të marrë hak, jam në hallin tim” tregoi ajo.

Eksperti i ekonomisë, Zef Preci e ka krahasuar skemën që u zbulua me një trill të denjë për mafian siçiliane.

“Personalisht jam i mendimit se organi i akuzes publike duhet te filloje menjehere hetimet e rastit “kryesisht”, madje ne konsultim me SPAK, mbasi dyshoj se kemi te bejme me veprimari te krimit te organizuar ne dem te buxhetit te shtetit” shkruan ai.

Për gazetarin Klodian Tomorri, zbulimi i rastit të Haxhire Gurakuqit duhet çuar më tej, pasi me të njëjtat kompani kanë prodhuar fatura fiktive edhe kompani të mëdha të ndërtimit. Por sipas tij, “prokuroria nuk ndihet edhe pse ka 6 vite që kryen hetime”.

“Kjo eshte nje skeme e madhe evazioni, qe e ka patur qendren ne Lezhe dhe Lac. Jane nje sere kompanish te krijuara ne vitin 2016- 2017, qe kane bere vetem kete pune. Kane 6 vjet qe i heton prokuroria. Dhe cuditerisht nuk kapi dot asnje ndertues aty brenda” tha Tomorri.

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, denoncoi sot një skemë të pastrimit të parave të inceneratorëve me fatura fiktive. Për të justifikuar pagesat që marrin nga shteti, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja kanë përdorur disa kompani që kanë kryer evazion fiskal në vlera të mëdha parash.

Një prej pronareve të këtyre kompanive ishte edhe 90 vjeçarja Haxhire Gurakuqi, që rezultoi me një biznes 30 milionë dollarë.

“I gjithë sistemi ka funksionuar me një mbikëqyrje perfekte nga kryeministri. Nëse do kishim hetim tatimor që do hetonte do shikonte që frutat ekzotike janë shndërruar në asfalt. Të gjithë materialin ia kemi bërë gati prokurorisë së posaçme. Për të 24 kompanitë do të informojmë prokurorinë në mënyrë që ata të mos bëjnë asgjë tejtër, por vetëm të verifikojnë. Të verifikojnë edhe këta 94-95 vjeçarët që kanë blerë biznese 30 milionë dollarë”, tha Kryemadhi./Lapsi.al



26 Comments

  1. Dhe mos protestohet ????? Kjo qeveri nga ministrja me topuze e Akademise se cobaneve e deri te kryetari i saj skizofren, kapo kartel dhe KM njekohesisht, Ramazan Rama duhet tju qish robt nje minute e me pare. Duhen mare nga zyra e ne burg direk. Keto vjedhje miliona euro kaq harbutshe e pa frike fare me skema te trasha as ne Mozambik nuk behen. Rilindje=Mafie
    Protestoni per veten tuaj qe po ju vjedhin leket diten per diell o milet kafenesh.

    1. Lapsi.al dhe i nderuari Bushati i kapi mat dhe demaskoi me “operacionin patronazhisti”. Qe jo vecse shkelte privacine, krijon sistem paralel survejimi dhe intimidimi, por paska sherbyer edhe per qellime “biznesi”. Dhe per ti vene “kapak” kryekapsi i shtetit ben gati ti “legalizoje” parate. Jo pak por vetem maja e ajzbergut ben diku 200 mil euro!!! Mire organet tone, brenda vendi, qe jane te kapura me lloj e sorollop, po keto te huajt, nuk u vjen turp krereve te qeverive kur i japin doren nje hajduti???

    2. O injorant ja ti them un cfar ka ber sali berisha qe ta degjoji surrati jot
      1 mashtroi shqiptaret me firma piramidale
      2 hapi depot liroji te burgosurit ne 1997
      3 privatizoi naften shkaterroi uzinat dhe fabrikat shpertheu gerdecin dhe vrau gjith ato njerez
      4 pergjaku tropojen
      5 vrau remzi hoxhen
      6 vrau vellezrit haklaji
      7 vrau 4 tet pafajshem ne bulevart
      8 vrau azem hajdarin
      9 privatizoi kompleksin partizani
      10 grabiti pronat ne dhermi
      Dhe e keqja e Shqipëris jan sali berisha ilir meta dhe monika kryemadhi

  2. Protestoni për veten tuaj, mos shikoni kush Ju fton në protestë. Hiqni të keqen , pastaj në zgjedhje të ndershme dhe të lira, vendosni kush t’ju qeverisë.

    1. Shum e saktë! Por të kuqtë i fusin të gjithë në një thes qëllimisht, se i tremben shum protestave, prandaj nxijnë si të mundin Berishën dhe Metën.

      Dilni se vetëm me demostrata do shihni rezultate.

    2. Ke shume te drejte mangolia Le te shporet kjo mafie qe po e kthen permbys gjithshka ne kete vend e kushdo qe te vije mbas do te kete frike nese ne u tregojme vendin qelbesiravet qe kemi ne krye

  3. Ky shtet qe beri Rilindja futi ne burg qindra qytetare per fatura te papaguara 2000 lekeshe apo kontrabandiste me 40 litra nafte qe e blejne me lire ne RMV apo Kosove.Si mund t’i shpetojne tatimeve apo institucioneve kontrollore te PPP-ve keto akte qe dhe Ndrageta do i kish zili.Ka vetem nje arsye, organizatoret,perfituesit jane qeveritaret. Kjo qeveri qe ka ngritur sistemin e fuksave dhe patronazhisteve qe paguhen nga taksat tona dhe kontrollon cfare thote e ben qytetari i thjeshte nuk na ditka c’behet me keto vjedhje gjigande te taksave.Ky shtet ,kjo qeveri eshte mafja e ketij vendi..

    1. Berisha ilir meta dhe monika kryemadhi dhe juve qenve qe punoni per sali non graden atje e keni vendin pas hekurave se ju e vodhet kete vend e bet cop e hi dhe tani keni fytyr te akuzoni qeverin per zullumet qe ju o injorant i keni ber vet

  4. Shtet mafioz, me sponsor George Sorros dhe pjellat e tij!

    Shqiptaret kujtuan se do rilindnin, por nje mut! Popull komplet tutkun dhe naiv.

  5. Nje socialist ne 13 tha ne do te vjedhim pak me lezet por me sa duket e harruan dhe po vjedhin shumë harbute.

  6. Lapsi lereni nënën të qet. Ajo eshte thjesht një viktimë si pjesa dërmuese e shqipëtarve. Meruni me faktet dhe ndergjegjesoni publikun per krimet e renda te ekzekutivit. Mos mbyllni goje, sy e vesh, por motivoni njerzit te rebelohen nda padrejtsive

  7. “Do rrëzoj monizmin e dytë në Shqipëri!”

    Këtij i gënjen mendja se ka rrëzuar monizmin në 90?!!

    Ky është pathologjik sa sot i beson genjeshtres se vet të përsëritur në 32 vjet.

    Nuk është Ylvi Vehbiu gjallë …. Të janë shpërndare tespiet plaku Mere dhe nuk ka Zot që ti mbledh më.

    1. Po ke te drejte, e rrezoi monizmin Gramoz Ruci, Skender vetullsqetlla Gjinushi dhe Paulin Rama. A te qifsha brigadieren mer zvarranik rilindje!

  8. Fatkeqësisht, mbas viteve ’90 një prej fenomeneve më negative dhe të dëmshme që zuri rrënjë në Shqipëri është aleanca e botës së krimit me politikën në përgjithësi dhe policinë në veçanti. Krimi dhe politika u bënë aleatë, ndihmës dhe mbrojtës të njëri-tjetrit. Babai i krijimit të këtij fenomeni mbetet Sali Berisha.o shpellkar militant qe te flet bytha para mendjes,por mendjen ta ka perdhunuar salih karaxhic berisha qe ne 92 atehere kur ramizi ja dhe pushtetin me porosi te Enverit

  9. Protesta dhuhet te jete e forte dhe pa ndalim, nese duam te shporrim kete tufe hajdutesh e tradhetaresh, te jete e fote luftarake, te ngreje pezull shpirtrat e gjymtuar shqiptare nga fatekqesia ku ndodhet populli dhe vendi! Ne prteste duhet te perdoren edhe kenge ne sfond te fjeleve te mbajtura sepse kenga te jep kuraje, te frymezon! Guxoj te rekomendoj nje kege ne fillim ndersa protesteste ka filluar: Mireille Mathieu- “Mille colombes” Sipas meje eshte nje kenge qe zgjon shpresat e frymezon per nje te ardhme me te mire, te jep guxim! E me pas noj kege e forte luftarake e Queen! Do thote me te drejte ndokush se ku i njofim ne kete kenge qe thua ti! E rendesishme eshte qe protesta te ndizet hava, e njerezi e marin mesazhin edhe pa kuptuar fjalet! Rrofte Shqipria!Poshte tradhtaret dhe hajdutet e ndyre! PS. E shtova ne fund fjelen “e ndyre”, sepse ka dhe hajdute gentelmene, gje hajdutet mavi nuk e kane jane theshte hajdute te ndyre! TUNG§

  10. Edhe nje here te me falni o lexues por ndohta e kam gjet kengen qe mund te beje efekt, eshte e grupit Queen: “We will rock you”…………….JU peshendes! -V-

    1. Berisha është kriminel i ftohtë të vret e s’të qan. Është shpallur non grata.

      Për interesat e tij dhe të familjes dhe për këtë kërkon të nxjerrë popullin në rrugë.

      Dhe për këtë që është më ironike do shkoj dhe Ilir Meta me Monikën krahë për krahë.Shpellkare surqet e kosat te salihut dhe dilni vrisni popull si ne 97 dhe 21 dhe do shikoni cfare do te ndodhe me 1000 shpellkare qe i shkojne salihut mbrapa

      1. Derr i 20:20
        Te zuri goja lesh duke thene non grata,kriminel etj etj per saliun.
        Dhe ai po nxirrka njerezit ne rruge?!
        Vertet e ke debil se njerzit nuk kane aresye te dalin ne rruge,po kane hallin e familjes saliut?
        Sa semure qenke,njerezve u ka hy thika ne kocke dhe ti ke hallin e saliut.
        Te gjithe e dine qe ato qe mund te kete bere saliu gjithe jeten,ju mavite e beni cdo dite/ore/minute.
        Kjo qe ndodh ketu sot e 9 vjet nuk ka ndodhur as ne vendet me diktatoriale,por ska me keq se ai qe sdo te shohe,jeni spiropalizuar te gjithe ndyresirat mavi.
        Ah sa larg me duket ajo data 7.

  11. Po keshtu ka vepruar nje person qe I ka vjedhur pronen e gjyshit te motres,duke I thene te jatit e te James shkrete vini nga nje firme ketu,e ata e kane besuar.Eshte Josif Haxhimima.

  12. Nese nje gje e tille do te ndodhte ne perendim perveçse qeveria do binte ne sekond , partia qe do ishte ne pushtet do te shkatrrohej fare . Pa ikur shume larg , mjafton te shkojme ne greqi , nese nje gje e tille do ndodhte ne greqi sot do ishte duke u gjegur Athina , Selaniku biles edhe Janina .
    7/7/7 duhet te jete vetem nisja , bitisja pa afat .
    Nisja duhet bere para godines se SPAK-ut dhe te spostohet tek kryeministria duke marre dorheqjen e te gjatit tone(edhe me force nese eshte e nevojshme . Bitisja jane krijimi i qeverise se juajalitetit , ndryshimet kushtetuese , rregullat e mirfillta te lojes , ndeshkushmeria e plehrave pushtetar dhe percaktimi i dates per zgjedhjet e reja qe nuk duhet te jete me pare se data e zgjedhjeve lokale .

  13. Ne 7 korrik si rregull duhet te jene me shume se 600.000-700.000 vete pro jo me pak se 200.000 .
    Duhet ti hedhim qelbesirat . Jo me hajniise , jo krimineleve , jo antishqiptareve .

  14. Një ndër servilët e Lulzim Bashës, deputeti Ervin Salianji, i njohur ndryshe si “Babalja”, i dënuar për mashtrim me vendim gjykate, tashmë po kërkon strehim tek Sali Berisha.

    Ervin Salianji është një ndër deputetët i cili mbështeti publikisht vendimin e Lulzim Bashës, në shtator të vitit 2021, kur përjashtoi Sali Berishën nga grupi parlamentar i PD-së.

    1. Keto qe shkruani jane perralla te nastradinit! Ketu kemi qene dhe dime mire nje per nje! Eshte nje shprehje – shpif shpif se dicka do mbetet. E keni ne stil

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *