• |
ide | kryesore

Kryeministri i Hollandës: Propozimi francez i jep zgjidhje ngërçit të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri i Holandës, Mark Rutte gjatë konferencës së përbashkët për mediat në Amsterdam me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, tha se vendi i tij mbështet fort hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ai theksoi se Shqipëria ka punuar shumë për të arritur deri këtu, ndërsa shtoi se Holanda mbështet propozimin francez për zgjidhjen e ngërçit me Maqedonisë së veriut dhe Bullgarisë, e cila po mban peng dy vendet.

“Sigurisht ka qenë vetëm një kohë e shkurtër ku ishim bashkë në samitin e përbashkët në BE, i cili nuk ishte një takim i suksesshëm. Vendet e Ballkanit Perëndimor po punojnë fort, për tu bërë pjesë e BE dhe Holanda e mbështet fort Shqipërinë. Por problemi këtu është Maqedonia e Veriut, për të cilën presidenca franceze ka dhënë një zgjidhje. Ne mbështesim propozimin francez. Gjëja më e fundit që dimë është se qeveria po i hedh një shikim propozimit. BE në momentin që do të arrihet një kompromis nuk do ta lëmë vetëm Maqedoninë e Veriut. Ne do të mbështesim Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Po kështu kjo mbështetje do të jetë për qeverinë e Edi Ramës e cila ka bërë një punë të mirë”, tha Rutte.



16 Comments

  1. Shpresoj qe kjo situate me Maqedonine mos te ndikoje per keq tek antarsimi i Shqiperise ne BE dhe ne duhet te bejme vendimet e duhura per te hecur perpara.

  2. Maqedonise po i ofron zgjedhjet e duhura per te bere me te miren e vendit te tyre. Prandaj duhet ti pranoje ato dhe mos te penalizoje as neve.

    1. Ti nuk e kupton bota e perndimit hollanda franca Bulgaria i hedhin fain njeri tjetrit turqit jan shqiptaret shqiptaret jan turq kjo eshte Europa per ne.

  3. beni mire ta ngrini zerin per shqiperine o president i hollndes meqe na mbeshtesni kaq shume , sepse kio qe na beri be nuk ishte e drejte per ne

  4. Falenderojme kryeministrin e Hollandes qe na ka dhene suport per ecurine tone ne BE, shpresojme qe kjo rruge te mbaroje sa me shpejt

  5. Seicili e di vete se ku i pikon çatia, pra nuk mund ta gjykojme ne oferten per Maqedonine e Veriut, e cila per te hyre ne BE ka bere leshime te medha, madje kur u bllokua prej Shqiperise nuk kerkoi ndarjen prej nesh.

    Hapja e negociatave tani e sa me shpejt dhe me çdo kusht i duhet Rames per te mbuluar situaten e brendeshme. Gjethe fiku

  6. Na duhet nje mbeshtetje e madh si kjo qe po na jep hollanda dhe e gjitha po ndodh vetem nga Rama dhe aftesia e tij per te bere sa me shume shqiperine aktive

  7. Uroj qe kjo mbeshtetje e hungarise te sjelle te mira per vendin tone sepse e meritojme te vleresohemi per punen qe kemi bere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *