• |
ide | kryesore

Lukashenko i vendosur: Do të vijojmë ta mbështesim Rusinë në luftën kundër Ukrainës

-Instant, Lajme, Planet



Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko është shprehur së fundmi se vendi i tij do të vijojë të mbështesë Rusinë dhe “operacionin e saj ushtarak” në Ukrainë. Sipas tij, të dy vendet do të vijojnë të qëndrojnë të bashkuar.

Ndërsa fliste në një ceremoni që shënonte çlirimin e Minskut nga trupat sovjetike dje, Lukashenko tha se ai ka mbështetur fushatën e Vladimir Putinit kundër Ukrainës “që nga dita e parë”.

Ai tha: “Sot, ne jemi duke u kritikuar se jemi i vetmi vend në botë që mbështet Rusinë në luftën e saj kundër nazizmit. Ne mbështesim dhe do të vazhdojmë të mbështesim Rusinë. Dhe ata që na kritikojnë, a nuk e dinë se ne kemi një bashkim kaq të ngushtë me Federatën Ruse? Se ne kemi praktikisht një ushtri të bashkuar. Por ju i dinit të gjitha këto. Ne do të mbetemi së bashku me Rusinë vëllazërore.”

Kujtojmë se Bjellorusia ka qenë e angazhuar për një “shtet bashkimi” me Rusinë që nga vitet 1990, por pak përparim është bërë në zbatimin e planit dhe vitin e shkuar Lukashenko ka këmbëngulur që vendi i tij duhet ta ruajë “sovranitetin” e tij.



2 Comments

  1. Derri rus dhe Derri biellorus
    Keto monstra duhen rrjepur te gjalle.
    Djevochkat i kane elegante…
    Por kur pjellin dobichet e ketyre kasapeve dalin monstra pijanece e kriminele uralesh.
    Shpresojme qe kete here perendimi i civilizuar ta shkerrmoqe kete shtet barbaresh…
    Jo si ne 1990 qe i lane te livadhisnin dhe u bene prape xhelate te njerezimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *