• |
ide | kryesore

Mesazhi i të moshuarës me 30 milionë dollarë: Po të rrëmohet do ketë dhe të tjerë si unë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



“I gjithë Përrenjasi më mori në telefon. Më thanë; ‘S’dimë gjë që ke qenë biznesmene’”. Kështu deklaron në një intervistë për ‘News24’ e moshuara Haxhire Gurakuqi, 90-vjeçarja e cila rezulton bashkë me një bashkëmoshtar të saj Thanas Çani, pronarë të një biznesi me vlerë 30 milionë euro, si pjesë e një kompanie qe bënte evazion fiskal me inceneratorët.

Lexo më tej: Inceneratorët/ Ky është çifti i 95-vjeçarëve që kanë kompani me vlerë 30 milionë dollarë (FOTO) 

E moshuar tha për gazetarin Mario Merhori se ajo tërë jetën ka qenë ndihmësmjeke dhe se nuk kishte pasur kurrë një biznes. Madje ajo tregoi se shumë miq të saj në Përrenjas ishin çuditur, madje e kishin marrë në telefon për ta pyetur me habi se si qëndronte e vërteta.

Lexo më tej: 90-vjeçarja tregon si u mashtrua nga inceneratorët: Erdhën dy djem, më thanë firmos këtu 

“Kam pasur telefonata. I gjithë Përrenjasi më mori në telefon. Më thanë; ‘ç’është ky muhabet?! S’dimë gjë që ke qenë biznesmene. Ti ke qenë mjekja jonë’-më thanë. Më thanë; ‘mos ki merak se ne të besojmë’.”, pohoi e moshuara.

Mes të tjerash e moshuara tha se si puna e saj mund të ketë edhe persona të tjerë.

Lexo më tej: Denoncimi i Berishës: 95-vjeçari me 30 milionë dollarë kushëri i Gjiknurit “I shkruajta dhe i thashë; kështu ma kanë bërë. S’kam marrë përgjigje nga Rama. I shkruajta me zarf dhe ia çova. Shkova në Poste me rekomande ia çova. I çova dhe drejtorit të Tatimeve, se; nuk jam biznesmene. As ai nuk mu përgjigj. Shkova dhe te këto Tatimet këtu te 9-Katëshet. Më ndihmuan, më dhanë; shko te drejtori të Stadiumi Dinamo. Shkova atje dhe s’më futën brenda fare. Më thanë; mos firmosje! Flisja me atë si roje aty. Ata më thanë se ishin të prokurorisë. Ju ktheva atyre dhe i thashë kështu, kështu; ata më thanë; O moj nënë, ti je viktimë. I thashë; ‘E di dhe vetë që jam viktimë’. Ça të bëj. Pështy përpjete më bie syve, pështy poshtë më bie kraharorit, t’i themi derrit dajë. Por i thashë; se lë me kaq, se do t’i hedh në gjyq. Ai Shina më vjen të shoh, që jam biznesmene, po ai është hajdut. Po të rrëmohet do ketë dhe të tjerë si puna ime! I ka futur ato dhe ndajnë lekët sëbashku.”, pohoi e moshuara.

Lexo më tej: Superskandali/ Zbulohet skema si ka vjedhur qeveria me inceneratorin e Tiranës 

https://youtu.be/TUcp946N8tw



7 Comments

  1. Ta dinte djali me nusen do ta kishin marre plaken ne shtepi!
    Nga kjo histori me tronditi braktisja e nenes nga i biri. Ish grua ka por ish nene nuk ka!

  2. Duke shmangur vendimin për gjykimin e Salianjit, ai kërkon t’u thotë mbështetësve të vet, se kush është me të është i paprekshëm, dhe të gjithë do mendojnë se një gjykatë që nuk ka këllqe të ndëshkojë Salianjin, si do ketë këllqe të ndëshkojë Saliun.

    Provat janë sheshit. Ka 24 orë që riprodhohen pa asnjë drojë prej Sali Berishës. SHBA ka tridhjetë vjet që i ka identifikuar këto sjellje.Militante e votuese e Lsi qe ne ngjizjen e kesal letyre parti

    1. Pse pjerdh kot,nuk e sheh qe sti hedh njeri qurret?
      Me kte stil te neveritshem,kujton se je interesant?
      Ik pirdhu!

  3. ANDI BUSHATI DHE ARMAND SHKULLAKU TALLIN KARIN ME ZAGARIN E MJERUAR DHE FRUSTRUAR SEXUAL YMER G KELLIREN thotë:

    YMER IK FUTJA KARIN NE BYTH FRROK CUPIT DHE KRESHNIK SPAHIUT SE PASTAJ YMER KENI PER TJA FUTUR KARIN NE BYTH EDHE KOL KYCIT DHE CARLO BOLES BOLINO

  4. Po kush të rrëmoj moj nëne. Spaku fle mbi dosje. Si puna jote pale sa ka dhe shteti i di, ndryshe do u kishin trokitur në derë tatimet dhe krimi financiar.

  5. Krimi vjen direkt nga shteti,hashiqare fare dhe ne akoma jemi ne dyshim per te reaguar?
    Kaq pas ka shkuar ky vend sa nuk e di ne do mundet te riparohet ghithe kjo menxyre ne kurrizin tone,por po i thirrem mendjes,gjithçka eshte e mundur.
    Keto vemje sikur ushqehen me urrejtjen,neverine tone tamam si ato qeniet tejet negative,djallezore.
    Kjo tregon se ato qeniet djallezore,qe deri tani e dinim se jane thjesht legjenda urbane,egzistojne vertet,jane trupezuar realisht ne qenie njerezore si spiropali,ahmetaj & co. E keqja ka zene rrenje dhe e mira duhet te triumfoje,perndryshe do zvarritemi perjetesisht nen kembet e ketyre ndyresirave.
    Ja vdekje ja liri,rruge te mesme nuk ka!

    1. O injorant ti Spiropalit i marrsh te keqen ajo esht zonje shum e nderuar dhe shum e pergatitur pse e shan surrati jot se ja u nxjerr te gjitha te palarat ne shesh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *