• |
ide | kryesore

Tentoi të vriste vëllanë në Radhimë, arrestohet 34-vjeçari

-Instant, Lajme, Të fundit



Pas konfliktit që nisi për pronën në Radhimë, policia ka arrestuar shtetasin Edison Kondi, 34 vjeç, banues në Vlorë, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të vëllait të tij, shtetasit Beniamin Kondi, 45 vjeç.

Konflikti ka lindur për administrimin e zonës së plazhit, ndërsa mësohet se ata kanë një biznes bashkë në këtë plazh.

Shtetasi Edison Kondi u shoqërua në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme. Janë shoqëruar gjithashtu nga Policia, deri në këto momente, 9 persona, për t’u marrë në pyetje në lidhje me rrethanat e ngjarjes.

Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje, si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.

 

 

Gjatë momentit të të shtënave plazhi ka qenë i populluar me turistë, të cilët janë larguar në panik.



2 Comments

  1. Dëgjuam krisma…. Kush degjoi krisma?? … Edhe po pati në kohë lufte jemi, … është pjesë e paketës turistike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *