• |
ide | kryesore

Video/ “Alo Ilya, jam Modric”: videotelefonata e kroatit me një fëmijë ukrainas që humbi prindërit në luftë bëhet virale

-Instant, F1, Sport, Video



Luka Modric një kampion edhe jashtë fushës, aty edhe më i madh. Kroati tregoi zemrën e tij të madhe duke bërë një video-telefonatë me një djalë 6-vjeçar ukrainas, i cili humbi të dy prindërit gjatë pushtimit rus. Ilya Kostushevych, ky është emri i foshnjës, është një tifoz i madh i Shakhtar Donetsk. Tifozi i vogël mbeti jetim pasi nëna dhe babai i tij u vranë në sulmet ruse në Mariupol, qyteti ku ata jetonin.

Një dhimbje e paimagjinueshme për fëmijën, për të cilin tani kujdesen Volodymyr dhe Maria Bespaliy, një çift ukrainas që ikën nga Slovyansk. Ditët e fundit, Ilya ka kaluar pak kohë edhe me ish-yllin e Shakhtar, Darijo Srna, i cili tani është drejtor sportiv i klubit. Ish-mbrojtësi pasi ka takuar vogëlushin ka dashur t’i përgatisë një surprizë. Ai ka organizuar një telefonatë me bashkatdhetarin e tij Luka Modric. Kampioni i Real Madrid, që sapo ka fituar Champions League ndaj Liverpool, ka biseduar për disa minuta me djalin e vogël. Videoklipi është postuar në rrjetet sociale dhe është shpërndarë nga shumë tifozë.

Vogëlushi, për momentin, do të qëndrojë me Volodymyr dhe Marian, por çifti shpreson që fëmija të mund të qëndrojë me ta përgjithmonë. Bashkëshortët Bespaliy, në fakt, pasi krijuan një lidhje të veçantë me Ilyan, janë ofruar ta birësojnë: “I shpjegova se po ndodh një luftë, një luftë mizore – tha Maria për rferl. org – Fatkeqësisht, gjëra të tilla ndodhin. Unë i thashë ‘Nuk je vetëm, ne të morëm dhe do të kujdesemi për ty. Do të të duam dhe do të jemi familja jote nëse dëshiron. Ne do të jemi nëna dhe babai yt. Mamaja dhe babai yt tani janë në parajsë. Të shohin nga lart dhe janë të lumtur’”.

Fatkeqësisht, Luka Modric e njeh mirë luftën. Kur ai ishte rreth moshës së Ilya, gjyshi i tij, së bashku me gjashtë civilë të tjerë, u qëllua për vdekje nga rebelët serbë në pragun e shtëpisë. Shtëpia e tyre u dogj dhe familja u detyrua të transferohej në hotelin Kolovare në Zadar. Që nga ajo kohë Luka dhe familja e tij u bënë refugjatë lufte.



3 Comments

  1. Si ka mundesi qe nje ngjarje kriminale trajton STOP-i ose Fiks Fare dhe te nesermen Prokuroria sekuestron vidiot dhe arreston. Dalin gjithe keto gjera per inceneratoret dhe asgje. Si kane falur bediava milionat e eurove qeveritaret tane? E pamundur, ata me siguri do jene perfituesit me te medhenj. Tigri, Ujku dhe Regjizori i Korupsionit nuk besoj se nuk i kane futur duart.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *