• |
ide | kryesore

Video/ VAR shpëtimtari i arbitrave shqiptarë, 103 korigjime në 459 kontrolle: ja statistikat e teknologjisë në Superiore

-Instant, F1, Sport, Video



Sistemi VAR u aplikua për herë të parë në edicion futbollistik 2021/2022 në Superiore, që është edhe një nga projektet e investimet më të mëdha të Federatës Shqiptare të Futbollit. Prej më shumë se dy vitesh institucioni i futbollit në vend punoi fort për ta implementuar këtë sistem edhe në Shqipëri, me qëllim rritjen e besueshmërisë dhe cilësisë së futbollit shqiptar, duke minimizuar gabimet e arbitrave. “Si vit i parë, por edhe përpara fillimit të implementimit, puna ka qenë e jashtëzakonshme, që ka marrë rreth 1 vit e gjysmë edukim të arbitrave, teorik, por edhe praktik në fushë, deri në momentin kur testi zyrtar ishte ai i Superkupës së Shqipërisë dhe që vazhdoi më pas me implementimin e këtij sistemi në Abissnet Superiore. Si vit i parë, jemi të kënaqur, jo vetëm ne si Sektor, por ajo që është më kryesorja, ekipet, lojtarët, stafet e ekipeve, por edhe i gjithë komuniteti që ndjek futbollin shqiptar”, ka shpjeguar në një intervistë për fshf.org, shefi i Sektorit të Arbitrimit në FSHF, Sokol Jareci.

Dizenjatori i arbitrave në FSHF ka vlerësuar punën e jashtëzakonshme të bërë nga arbitrat dhe asistentët përgjatë këtij sezoni, ndërsa tregon edhe problematikën kryesore të këtij edicioni të sistemit VAR dhe çfarë duhet përmirësuar në sezonin e ardhshëm. “Pritshmëritë tona nuk ishin për kaq pozitivitet në implementim që në vitin e parë. Kjo tregon një punë të jashtëzakonshme të bërë nga arbitrat dhe asistentët, që nga momenti i trajnimit të parë teorik, deri te trajnimet në fushë. Ne kishim një eksperiencë të parë, kemi gati tre ose katër vite që ndjekim kampionatet e huaja, ku ky sistem është implementuar. Kishim njohuri në lidhje me protokollin e sistemit VAR. Edhe arbitrat kishin njëfarë njohurie, por që ishin në aspektin e të parit futboll, ndërsa pjesa tjetër e të funksionuarit ishte diçka e re, e cila të krijon stres dhe ky stres ndikon edhe në vendimmarrje. Por puna e arbitrave dhe asistentëve ka qenë pozitive”.

Statistikat e VAR:
– 459 incidente të kontrolluara nga Sistemi VAR (46 penallti, 37 kartona të kuq dhe 376 gola, të gjitha të kontrolluara nga VAR-i)
– 103 korrigjime të vendimeve nga Sistemi VAR (46 penallti, 37 kartona të kuq, 20 gola)
– 59 ndërhyrje ose rishikime në fushë nga ana e arbitrave (52 kthime të vendimit të arbitrit, kur ai shkon në monitorin e fushës dhe e rikthen vendimin e tij dhe 7 konfirmime të arbitrit në vendimin e tij, ku edhe pse është dhënë mundësia për të riparë vendimin në fushë, në 7 situata të tilla, arbitri ka mbajtur vendimin e tij)
– VAR-i është përfshirë në 43.7% të rasteve
– VAR-i nuk ka ndërhyrë në 27 ndeshje të kampionatit
– Nuk e kemi pasur sistemin VAR në finalen e Kupës dhe në ndeshjen e play-out.”

https://youtu.be/RsIIbtTCVzQ



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *