• |
ide | kryesore

Drafti i amnistisë fiskale pritet me ‘shqetësime serioze’ nga Komisioni Europian

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Komisioni Europian shpreh shqetësime serioze për draftin e prezantuar nga qeveria “Rama” për amnistinë fiskale dhe e konsideron atë një rrezik thelbësor për reputacionin e Shqipërisë.

Përmes një deklarate të shpërndarë të hënën nga delegacioni i BE-së në Tiranë, Komisioni Europian deklaroi se drafti dobëson kontrollin e Shqipërisë kundër pastrimit të parave; çka shqetëson shtetet anëtare të Bashkimit Europian si dhe partnerët e tjerë.

Përfaqësuesit e Komisionit Europian e kanë shprehur qëndrimin para zyrtarëve të qeverisë shqiptare gjatë takimit të 13-të të Nënkomitetit për Tregtinë, Industrinë, Doganat dhe Tatimet ndërmjet BE-së dhe Shqipërisë mbajtur më 29 qershor në Bruksel.

“Komisioni nënvizoi shqetësime serioze për draftin aktual të ligjit për amnisti fiskale. Ai do të dobësonte kontrollet e Shqipërisë kundër pastrimit të parave, ndërkohë që do të bënte pak për të rritur aftësinë e administratës tatimore për të përmirësuar pajtueshmërinë e ardhshme lidhur me kërkesat tatimore,” thuhet në njoftimin për shtyp.

“Për shkak se rezidentët jotatimorë, përfshirë shqiptarët që jetojnë në BE ose në Ballkanin Perëndimor, përfshihen në objektin e tij dhe u kërkohet të importojnë para në dorë për të përfituar nga amnistia, drafti aktual i ligjit ngre shqetësime serioze për shtetet anëtare të BE-së dhe partnerët e tjerë, si dhe një rrezik thelbësor reputacioni për vendin,” shtohet aty.

Qeveria shqiptare publikoi para pak pak ditësh për konsultim publik një draft të ri të projektligjit kontrovers të amnistisë fiskale, pasi u detyrua të tërheqë një projekt të ngjashëm nga shtyrtimi parlamentar vitin e kaluar nën presionin e Komisionit Evropian.

Projekti parashikon që përkundrejt një tatimi nga 5 deri në 10% të pasurisë së vënë përmes kontrabandës apo evazionit fiskal, shtetasit shqiptarë apo të huajt me rezidencë fiskale në Shqipëri do të kenë mundësinë të deklarojnë deri në 2 milionë euro për familje dhe t’i shpëtojnë përgjithmonë përgjegjësisë penale apo administrative për krimet e kryera, përfshirë evazionin fiskal, mashtrimin me TVSH-në apo kontrabandën me mallrat e akcizës.

Qeveria e kryeministrit Edi Rama publikoi në vitin 2020 një nismë për amnisti fiskale ndërsa u përball me kritika nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, i cili theksoi se një amnisti fiskale mund të përdoret për pastrim parash

Gjatë takimit të përbashkët BE-Shqipëri, që u bashkëdrejtuara nga Andreë Ëilliams, sekretar i Përhershëm i Nënkomitetit në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit të KE dhe Vasilika Vjero, Zv/ministre e Financave dhe Ekonomisë, u diskutuan dhe marrëdhëniet tregëtare të Shqipërisë me Emiratet e Bashkuara Arabe, për të cilat KE kërkon qartësi dhe të barazi në konkurim për kompanitë europiane.

“Komisioni theksoi nevojën për qartësi të marrëveshjes tregtare në lidhje me mënyrën se si kompanitë e BE-së mund të konkurrojnë mbi baza të drejta dhe të barabarta për kontrata publike, siç parashikohet në Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit,” thekson njoftimi./ BIRN



23 Comments

    1. Duhet te kishe vene emrin ‘i keqi’ jo miri,se nuk eshte puna se nuk sheh ndonje shqetesim ketu,por je ndyresire qe nuk sheh korrupsionin gjigand te qeverise sate,apo i ket ndonji milion € dhe ti?
      Si sju shpelan ndonje mortje qe te na lini rehat.

    1. Ca jan kto komente si robota? Patronazhistet ne sulm! 2 milion euro nuk ka hallexhi qe t’i kete gjendje. Vetem kriminelet.

      Pra kriminelet me 2mln euro paguajne maksimumi 10%. Kurse profesionet e lira me shume 😂😂

  1. Shtetet e tjera europiane si pershembull italia e bejne cdo 5 vite kurse ne duam ta bejm vec njeher per te gjeneruar para ne ekonomi

    1. Cop mishi,merr vesh ti se çben italia dhe do na tregosh ne.
      Pirdhuni debila se na e shpifet,
      Qenie te poshtra pa pik dinjiteti.
      Si mund te zvarriten robt kshu,si krimba,nji zot e di.

  2. Keni per ta par qe ka shume njerez te ndershem qe nuk i justifikojne dot parate dhe ky mekanizem sherben per ti ndihmuar me qellim qe ata te investojne

    1. Si qenkan dhe te ndershem dhe nuk justifikojn parate,je ne metro idiot?
      Kujtoni se do ndikoni ndokend o te pa shprese?
      Ju nuk dini më çfare quhet virtut,vlere apo nder,ju i shnderruat ne negativitet gjithcka qe kishte mbetur,ju perfaqesoni te keqen dhe gjerat duhet te ndryshojne.
      Po ju vjen fundi,eshte e sigurt!

  3. Cdo nise qe Rama mer gjithmone do te kete ndikim pozitiv ne vend ndhe keto fjale te komisionit europian me duken palidhje

    1. Ti sdi te lidhesh breket e tua do gjesh lidhjen e flaleve te komisionit evropian,boll u lepite se late nam.

    1. Ne cilin nivel e ka çuar?mund te na shpjegosh te detajuar,apo vetem sloganin kryesor ju japin dhe sdini me tej.
      Turpi kombit jeni,nuk kemi per tju harruar,epoka me erret ne histori.

  4. Ca jan kto komente si robota? Patronazhistet ne sulm! 2 milion euro nuk ka hallexhi qe t’i kete gjendje. Vetem kriminelet.

    Pra kriminelet me 2mln euro paguajne maksimumi 10%. Kurse profesionet e lira me shume 😂😂

  5. Pyesni Agron Llakaj cfare thote ai per amnistine fiskale!Koka e dhjamur eshte bere sh e mencur tani 🤑

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *