• |
ide | kryesore

Ish-gruaja ia hedh përsëri Allegrit: kërkon procedurë të shkurtuar, seanca shtyhet në shtator

-Instant, Sport



Seanca paraprake në të cilën Claudia Ughi, ish-partnerja e trajnerit të Juventusit, Massimiliano Allegri, është e akuzuar për përvetësim dhe shkelje të detyrimeve familjare, është shtyrë për në shtator. Në seancën e paradites së sotme, e cila u mbajt në Palagiustizia në Torino, e mbrojtur nga avokati Davide Steccanella dhe nga avokati Paolo Davico Bonino, Ughi kërkoi një procedurë të shkurtuar: për këtë shkak erdhi edhe shtyrja. Allegri e ka paditur ish-gruan se i kishte përdorur paratë e mbështetjes së djalit 11-vjeçar për veten e saj dhe për të paguar tarifat e universitetit të vajzës së saj të madhe, nga një lidhje e mëparshme.

Hetimi nga policia financiare u koordinua nga prokurori Davide Pretti. Përfaqësues i trajnerit të Juventusit ishte avokati, Pietro Gaetano Nacci Manara, ndërsa Allegri dhe Ughi nuk u paraqitën në Palazzo di Giustizia.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *