• |
ide | kryesore

Juventus, fundjavë e zjarrtë për tifozët: Pogba e Di Maria në Torino për vizitat mjekësore e firmat

-Instant, Sport



Do të jenë ditë të nxehta ato që presin Juventusin në fundjavën e ardhshme. Në fakt, midis 9 dhe 10 korrikut, duhet të perfeksionohen nënshkrimet e Paul Pogba dhe Angel Di Marias, dy goditjet e para të merkatos së verës së Juventusit. Francezi pritet të shtunën në Torino për vizitat mjekësore dhe firmën mbi kontratë për një periudhë katërvjeçare të përcaktuar tashmë, ndërsa për argjentinasin janë perfeksionuar detajet e fundit burokratike të një negociate të gjatë dhe rraskapitëse, por të përfunduar në mënyrën më të mirë: edhe ai do të mbërrijë në qytet gjatë fundjavës për të shkruar marrëveshjen 1 vjecare me klubin.

Objektivi i Max Allegrit ishte që t’i kishte të dy në dispozicion për fillimin e grumbullimit dhe, duke përjashtuar befasitë ose pengesa të minutës së fundit, kështu do të jetë. Pogba rikthehet te Juventus 6 vjet pas lamtumirës së tij, për të tentuar të kthehet protagonist pas një eksperience plot me ulje-ngritje me fanellën e Manchester United, ndërsa Di Maria po përgatitet të jetojë atë që, sipas të gjitha gjasave, do të jetë sezoni i tij i fundit në Evropë, me vullnetin për të lënë gjurmë sidomos në Champions League.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *