• |
ide | kryesore

Merr flakë makina në Llogara, rrezikon edhe pylli aty pranë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një makinë është djegur tërësisht në Llogora këtë pasdite, pasi ka marrë flakë teksa lëvizte në rrugë.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 17:15, kur mjeti që drejtohet nga shtetasi me iniciale K.D., nga Kosova është përfshirë nga zjarri. Sipas ekzaminimeve paraprake, dyshohet se shkak është bërë një defekt teknik në mjet, por hetimet pritet të zbardhin ngjarjen.

Flakët rrezikuan dhe parkun e Llogorasë. Për këtë arsye, zjarrfikësit u urdhëruan të marrin masa dhe të lagin sipërfaqen rreth makinës së djegur për të evituar krijimin e vatrave të zjarrit në pyll.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *