• |
ide | kryesore

Dalin të tjerë “milionerë” nga inceneratorët, reagon Veliaj dhe kompania e Klodian Zotos

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



“Milionerë” tw tjerw tw kompanive fantazëm dolën edhe sot në media, tw habitur pwr paratë që kishin qarkulluar nën emrin e tyre, pas denoncimit të LSI. Në një bisedë telefonike me gazetaren e Syri tv, zonja Ruzhdije Meta nga Lezha tregoi se si e mori vesh se figuronte në listën e pronarëve të kompanive të inceneratorëve.

“Nuk i njoh fare. Nuk dimë asgjë fare. Tani do gjejmë kush janë ata njerëzit dhe të dimë si të reagojmë. Unë mbrëmë e kam parë, jam pa gjumë gjithë natën, nuk e di” ka thënë Ruzhdije Meta.

Për momentin, gruaja jeton me bashkëshortin Shkëlqim Meta në apartamentin e vëllait të saj.

“Aman mos e pyet, ne jemi pa shtëpi moj zemër. Ne nuk kemi shtëpi, jo biznes. Ne rrimë tek vëllai im, na ka strehuar ai se na është shembur shtëpia. Ne nuk kemi shtëpi e jo më të jemi biznesmenë. Ne s’kemi bukë të hamë”– tregon Ruzhdije Meta.

Ruzhdije Meta është vetëm një nga gratë që e ka pësuar. Një tjetër reagim ka ardhur sot nga djali i 94-vjeçarit Thanas Çani, që e ka parë veten në skemën e denoncuar nga LSI këto ditë.

“Kjo që ka ndodhur jo vetëm është si skenar filmash, por është e ngjashme me episode humoristike. Nuk na ka njoftuar as krim ekonomik dhe askush. Ne e kemi marrë vesh vetëm kur gjetëm emrin e babait dhe foton e tij nëpër portale. S’ka ardhur asnjë letër që të na njoftoi as tek unë dhe as tek babai im. Nuk jemi njoftuar për asgjë nga këto që kanë ndodhur gjithë këto vite” tha Ardjan Çani për abc.

Por me thellimin e skandalit, zhurma e të cilit nuk po shuhet në media, mazhoranca është detyruar të reagojë.

Erjon Veliaj u shfaq në një intervistë për skandalin e pastrimit të parave të inceneratorëve duke ia lënë fajin Lefter Kokës, si ish-ministër i LSI-së.

“Kanë qenë ministra të LSI-së. I ka caktuar ajo zonjë me burrin e vet. Kështu që për sa kohë janë muhabete të brenda familjes së tyre, për mënyrën si kanë konceptuar plackën dhe nuk kanë mbajtur hesapet me njeri tjetrin për mua përbën zero interes publik”, tha Veliaj.

Po Monika Kryemadhi i kujtoi kryetarit të Bashkisë së Tiranës firmën që ka hedhur për inceneratorët si i implikuar direkt në këtë aferë.

“Veliaj ka shumë të drejtë që ligjëron si bilbil i ngrysur në tv por gjëja e parë që duhet të bëjë të përgjigjet për firmën e tij që ka ndryshuar fati i një një koncensioni të paligjshëm e ka ngarkuar me një barrë 30 vjecare por të paguar qytetarët e gjithë Shqipërisë” tha Kryemadhi.

Bëhet fjalë për dokumentin më lart i marsit të vitit 2017, që mban firmën e Veliajt dhe me të cilin kryebashkiaku ka tejkaluar kompetencat kur ka dhënë miratimin për ngritjen e incenetarorit të Tiranës pa marrë miratimin e domosdoshëm nga këshilli Bashkiak (kjo është bërë në një kohë kur opozita ishte ende prezente aty).

Lexo edhe: Zbulohet dokumenti/ Raporti i pagesave për “djegjen” e plehrave që ka futur në ankth Veliajn

Lexo edhe: Skandali/ Veliaj gënjen nën betim për firmën e hedhur pro inceneratorit

Shkeljet ia nxorri një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit, sipas të cilit, Veliaj nuk e kishte tagrin për ta miratuar projektin, pasi ai vetëm e propozon buxhetin e bashkisë, i cili miratohet nga Këshilli Bashkiak. “Angazhimi për dakordësinë duhet të përfshijë marrjen e vendimit nga Këshilli Bashkiak përkatës, si autoriteti kompetent për miratimin e buxhetit, ndërkohë që aprovimi është dhënë nga autoriteti i kryetarit të Bashkisë që ka për kompetencë vetëm propozimin e buxhetit në këshill,” theksonte KLSH.

Dokumenti e implikon Veliajn direkt në aferën e inceneratorëve, por kryebashkiaku nuk ishte i vetmi që reagoi kundër denoncimit të LSI. Një nga kompanitë e Klodian Zotos, që është ende në arrati, Integrated Energy BV SPV tha se akuzat e Monika Kryemadhit ishin dizinformuese.

“IEBV, nuk ka furnitorë asnjë nga subjektet e përmendura nga Znj. Kryemadhi. Për rrjedhojë nuk ka asnjë shkëmbim tregtar me asnjë prej tyre. Kompanitë që përmend Znj. Kryemadhi nuk janë bashkëpunëtore në veprimtaritë tona. Asnjë shpifje dhe baltosje nuk mbulon investimin dhe punën e Shoqerisë Koncesionare IEBV. Dokumentet dhe e vërteta janë të aksesueshme. Investimi dhe puna e përditshme po ashtu. Ne refuzojmë çdo shpifje, hamendje, apo dashakeqësi që keqinformon publikun për qëllime politike apo çfarëdo qëllimi tjetër” thuhej në njoftim.

Për MCN Tv ka folur edhe një shtetas holandez që për momentin drejton kompaninë në Tiranë. Ky është Daniel Vermeulen. Ai ka zëvëndësuar ish-administratoren Ariola Kodra, për të cilën u lëshua një urdhër-arresti nga SPAK.

“Mirë, kam dëgjuar për herë të parë akuzat që u bënë nga znj.Kryemadhi, dhe jam i surprizuar për to, nuk jam familjar me to në fakt, mendoj se ska fakte pas tyre. Jam i surprizuar prej tyre. Për kompanitë nuk kam informacion, duhet të pyesni znj.Kryemadhi meqenëse është ajo që i përmendi” u shpreh holandezi që nuk di të thotë shumë se çfarë ka ndodhur para se të mbërrinte ai vetë.

Rëndësi ka që paratë vazhdojnë të vijnë, ndërsa inceneratori nuk ekziston./Lapsi.al



27 Comments

  1. Likja vidhte me chorape njeqind mijeshe €
    Ky sikopati thonjepaprere… i ka shqepur bithen deleve te veta…. Voteshitesve….
    Me nga 450 000 000€
    Dhe Nuk e rruan fare trapin per asnjeri ropqiri.
    Shitjani votat prape oooo bageti.
    Skeni pare gje akoma.

    1. Tamam! Popull dele qe e shkepin nga te gjitha vrimat. Mire ja bejne! Le te votojne perseri nipat e Enverit!

      1. O i shkreti ti qe ngele mbas saliut po kaq idjot je nuk e kupton se keto vjedhje i ka ber ilir meta monika kryemadhi dhe sali berisha

        1. Po, po. Te gjitha Saliu i vjedh ne kete vend. Edi Rama dhe Erion Velia jane te kulluar. Sa mire jua bejne. Ishalla jua rrasin dhe ne goje. Komunista te qelbur!
          Po kush po can koken per Saliun?! Ne burg te shkojne te gjithe!

        2. Ke shume te drejte o i paemer i ores 16:09. Eshte pikerisht Sali Berisha qe ka firmosur Fap e Fap e Fap e Fap te gjitha shkresat per inceneratoret dhe per kete ka marre nja 800 milione euro. Por jo vetem kaq, spiuni seb Sali Berishovic, ne cilesine e kryeministrit aktual, jo vetem qe i ka vene shqelmin gjysmes se popullsise shqiptare qe jeton ne Kosove, por nuk le rast pabrojtur Serbine duke u bere vasal i serbeve dhe duke mbrojtur serbet ne cdo rast. Sali Berisha eshte spiun i serbeve, por shyqyr qe kemi Ramen qe ia thyen turinjte Vucicit.

      1. Edhe un skam shum shpres me then te drejten po boh, duhet me i dhen nje shans, se smund te bej mrekullira per ca dit. Keto hetime do zgjasin te pakten 2
        vjet. Boh ja te shofim se Rama e intimidoi SPAK. Do te thot qe e ka frik.

    1. Mir do ishte qe sali berisha ilir meta dhe monika kryemadhi te futen ne burg madje tu merret dhe e gjith pasurija qe kan vjedhur

  2. Nuk di te thote……..

    Po parate I marrin,, koker me kokerr.

    Nje I arratisur furnizohet periodikisht nga Thesari.

    Cfare cmendurie.

  3. Një ndër servilët e Lulzim Bashës, deputeti Ervin Salianji, i njohur ndryshe si “Babalja”, i dënuar për mashtrim me vendim gjykate, tashmë po kërkon strehim tek Sali Berisha.

    Ervin Salianji është një ndër deputetët i cili mbështeti publikisht vendimin e Lulzim Bashës, në shtator të vitit 2021, kur përjashtoi Sali Berishën nga grupi parlamentar i PD-së.

  4. Lapsi esht nje kazan me lajme te rreme qe nuk thot te vertet por vetem shpif sajojin genjejen trillon historira dhe pastaji dalin injorantet fillojin e komentojin

    1. Pa diskutim qe do te dalin injorantet, dhe bythelepiresit servile te komentojne. Shembull tipik jane keta te paemrit qe nuk ia kane idene se cfare ka ndodhur ne kete vend dhe fillojne te shajne te tjeret sepse iu duket se po i heqin sufllaqen e rradhes. F*uck off all, you and your leaders.

  5. ja cilet jan ata qe e mbeshtesin sali berishen ilir meten dhe monika kryemadhin jan njerez qe nuk duan te punojin njerez qe nuk duan te pagujin taksa njerez qe nuk duan te shkojin ne shkolle agallare pa shkolle qe jan pasuru me para te pista njerez qe rrin Gjith Diten e han fara neper cepat e pallateve njerez pa kulture pijanecet dembelet hileqaret bixhozxhinjt pllumargjinjt pleraxhinjt dallaveraxhinjt mashtrusat injorantet rrugaçet parzitet drogagjinjt burgaxhinjt dhe ish doganjere dhe grupi LGBT

    1. Ju komunistet nuk hani fara te cepi pallatit, ju hani kar, motrat ju qihen ne dubai, jeni klas i larte hani mut sheiku.

  6. Dosja në SPAK/ Muharrem Berisha pronar fiktiv i godinës së LSI? Biznesmeni i ‘fuqishëm’ rezulton inspektor pyjesh, dyshime për biznesin e mermerit në Berat

  7. Un te isha ne vend te ketyre pleqve do shkoja e do terhiqja ca lek nga ato llogarit si administrator apo pronar se me sa Po shkruajn jan akoma aktive ato llogarit. Do e kisha provu, direkte cash ca milion euro, ja lija familjes dhe ci qi ropt pastaj.

  8. Leket jane shperndare e kane shkuar ne banka te huaja. Nuk ka mbetur gje per shqipetaret dhe pleqte e gjore. Llogarite ne Shqiperi jane bosh.

  9. Dear,

    In my search for an entrepreneur to use the latest AI tool for free, I came across lapsi.al.

    With this AI tool, you write texts 10 times faster and more creatively.
    Like blogs, webpages, advertisements and even whole books and movie scripts.
    You can check it out via the link below:
    freeaiwriting.com

    You can test it for free via this link:

    Kind regards,

    Mike Johnson
    Free ai writing

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *