• |
ide | kryesore

“Nami” me Covid në Shqipëri, 974 raste të reja, dy jetë të humbura

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Dy viktima dhe 974 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë, bën me dije se ka humbur jetën dy qytetarë nga Tirana të moshave 64-74 vjeç. Ndërkohë numri më i lartë, i infektimeve është regjistruar në Tiranë me 438 raste, 61 në Vlorë, 54 në Shkodër, nga 41 qytetarë në Durrës, Fier, 31 në Berat, 26 në Sarandë, 25 në Lushnje, 21 në Lezhë, 18 në Gjirokastër, 17 në Krujë, 15 në Dimal, nga 12 qytetarë në Kavajë, Divjakë, nga 11 qytetarë në Himarë, Elbasan, nga 10 qytetarë në Vorë, Roskovec, Tepelenë, nga 9 qytetarë në Korçë, Kurbin, 8 në Malësi e Madhe, nga 7 qytetarë Kamëz, Kuçovë, nga 5 qytetarë në Vau i Dejës, Patos, Pogradec, Gramsh, nga 4 qytetarë në Tropojë, Dibër, Mat, Selenicë, Përmet, Kolonjë, Skrapar, nga 3 qytetarë në Mirditë, Poliçan, nga 2 qytetarë në Këlcyrë, Devoll, Belsh, Librazhd, nga 1 qytetar në Pukë, Fushë Arrëz, Kukës, Shijak, Rrogozhinë, Mallakastër, Delvinë, Memaliaj.

Janë 4,235 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 24 pacientë. Janë shëruar 377 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 276,070 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (5 Korrik 2022)

Raste të reja ditore 974

Të shëruar në 24 orë 377
Të shtruar në spitale 24
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 2153

Testime totale 1,856,756
Raste pozitive 283,811
Raste të shëruara 276,070
Raste Aktive 4,235
Humbje jete 3,506

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2,755
Fier 336
Vlorë 235
Durrës 210
Shkodër 208
Berat 114
Lezhë 109
Gjirokastër 95
Elbasan 82
Korçë 52
Dibër 28
Kukës 11



4 Comments

    1. Filloi prape kjo komedia bajate e viruseve.
      Me sa duket nuk pati sukses “gjendja e luftes” prej Ukraines e ju kthyen “luftes me armikun e padukshem”
      Sa patetike, pa pike fantazie.

  1. Berisha është kriminel i ftohtë të vret e s’të qan. Është shpallur non grata.

    Për interesat e tij dhe të familjes dhe për këtë kërkon të nxjerrë popullin në rrugë.

    Dhe për këtë që është më ironike do shkoj dhe Ilir Meta me Monikën krahë për krahë.Te gjithe shpellkaret me covid kete kohe po behen gati per proteste qe te shtohet numri ne popullate dhe salihu te dale ne konference

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *