• |
ide | kryesore

OKB: Refugjatët sirianë të trajtohen njësoj si ukrainasit

-Instant, Lajme, Planet



Sipas Organizatës të Kombeve të Bashkuara, më shumë se 300,000 qytetarë sirianë kanë vdekur në dhjetë vitet e fundit për shkak të luftës që ende po shkatërron vendin. Konflikti, i cili filloi në vitin 2011, nuk është afër fundit.

Në një intervistë me Euronews, kryetari i Komisionit të Sirisë të OKB-së, Paulo Pinheiro tha se këto shifra  të cilat nuk përfshijnë ushtarët pasqyrojnë peshën e situatës.

“Diçka që raporti zbulon shumë qartë është mungesa e mbrojtjes së civilëve. Asnjë fraksion, asnjë palë në konfliktin në Siri nuk kujdeset për mbrojtjen e jetëve të civilëve. Ky është realiteti,” tha Pinheiro.

Ai shprehu gjithashtu keqardhje për ato që tha se janë dëshpëruese standardet e dyfishta të pritjes së refugjatëve, kur krahason trajtimin e sirianëve dhe ukrainasve.

“Ka një çiltërsi dhe bujari ndaj Ukrainës që unë nuk e kritikoj fare. Ata e merituan. Por do të doja shumë që e njejta gjë të zbatohej edhe për refugjatët sirianë,” tha Pinheiro.



1 Comment

  1. Pse??….. Refugjatet siriane jane arabe, te shkojne ne vendet arabe, jane edhe afer, refugjetet ukrainas jane europiane te shkojne ne vendet europiane! Vendet e nje kontinenti te gjejne azil ne vendet e te njejtit kontinenet! Pse duhet qe te gjithe te shkojne ne evrope? Po nese nga gjithe konitnentet duhan te vijne ne evrope atehere nuk do kete me evrope! Nese llogjika pranohet! O ju te OKB?! nuk ju degjon njeri e me te drejte! E pati thene nje here Trump kur ishte persident qe donte ulte shpezimet, se USA paguante shume financime per OKB: “Marin gjithato para, tallin karin tere diten e nuk i pjerdh nejri” tha atehere, me te drejte ai!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *