• |
ide | kryesore

Shpërndanin “të bardhë” me kuti ushqimesh, pranga dy shqiptarëve në Athinë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Dy shqiptarë të moshës 30 dhe 38 vjeç, janë arrestuar në Greqi, pasi akuzohen për trafik droge. Mediat greke, bëjnë me dije se shqiptarët u arrestuan pasi pas kontrollit në një zonë pranë shtëpisë së 38-vjeçarit, iu gjet kokainë, e cila ishte e ndarë në 10 pako, me qëllim shitjen e menjëhershme, si dhe 2 pako me kanabis të papërpunuar.

Po ashtu në shtëpinë e 30-vjeçarit u gjetën 3 pako me kokainë. Në total, nga hetimet e policisë u gjetën dhe sekuestruan: 1936,5 gram kokainë, 1880 gram kanabis të papërpunuar, shumën 44334,4 euro, 3 peshore elektronike, një makinë, një motor, 2 celularë dhe një kuti nga një kompani shpërndarëse ushqimore. Dy të arrestuarit u dërguan në Prokurorinë Penale të Athinës.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *