• |
ide | kryesore

U kapën në flagrancë duke shitur heroinë, arrestohen dy trafikantët në Fier

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 45-vjeçar dhe një 32-vjeçar janë arrestuar nga policia e Fierit, pasi janë kapur në flagrancë duke shpërndarë lendë narkotike heroinë. Gjatë kontrollit fizik të dy të arrestuarve dhe gjatë kontrollit në banesat e tyre, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, dhjetëra doza me lëndë të dyshuar narkotike heroinë, paketime (kuti shkrepsesh) që shërbenin për ndarjen në doza të lëndës narkotike, një shumë e konsiderueshme parash të valutave të ndryshme, me vlerë rreth 2.600.000 lekë të rinj, 10 aparate celulare dhe 2 peshore elektronike.

Po ashtu është proceduaar penalisht Aldo Hamzaj, të cilit dy personat e sipërpërmendur po i shisnin lëndë narkotike.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *