• |
ide | kryesore

Video/ Shikoni surprizën e Ginës, për vëllain e saj Mick Schumacher: në Silverstone festë, në intervistën live

-Instant, Sport, Video



Fillimisht mesazhi prekës i të ëmës Korina në radio, pastaj një dush i paplanifikuar me shampanjë nga motra e tij Gina. Pika e parë e Mick Schumacher në F1, në GP e Britanisë së Madhe, ishte një mundësi për të festuar edhe për familjen e tij. Gratë e shtëpisë janë një prezencë e vazhdueshme pranë djalit të shtatë herë kampionit të botës, pas aksidentit me ski që pësoi babai i tij Michael në vitin 2013. Mbështetja e tyre nuk mungon asnjëherë, në kohë të vështira apo të mira qofshin. Vendi i tetë në Silverstone, mbylli një periudhë të vështirë për Mick, i vënë në dyshim për shkak të shumë aksidenteve.

“Jam shumë krenare për ty, zemër,” i tha nëna e tij në radio pas garës. Ndërsa motra ka postuar një video në rrjetet sociale në të cilën lag me shampanjë vëllanë e saj të vogël, duke e zënë në befasi gjatë një interviste televizive, nën vështrimin e trupës televizive dukshëm të zbavitur nga ajo që ndodhi: “Për mua fituesi është ai”. Një frazë e ëmbël që përmbledh lidhjen e thellë mes familjes Schumacher. Ka qenë shembulli i ish-kampionit të Ferrarit që krijoi këtë bashkim ndër vite, para dramës që e goditi. Gina, e cila është 25 vjeç, është më e madhja, e lindur në vitin 1997 kur Schumi kishte fituar tashmë dy kampionate botërore të pilotëve me Benetton. Mick, 23 vjeç, ka lindur para serisë me Ferrarin (2000-2004) e tani ëndërron të ndjekë hapat e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *