• |
ide | kryesore

Zelensky: Rusia po përdor lojën e gazit që Europa të përjetojë krizën më të madhe në histori

-Instant, Lajme, Planet



Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se Rusia po përdor gazin për të mbajtur inflacionin në nivele të larta, në mënyrë që Europa të përjetojë krizën më të madhe në histori këtë dimër.

Në hapjen e Tryezës së 26-të Vjetore të Qeverisë Ekonomike Zelensky tha se vetëm përmes një uniteti më të madh në Evropë dhe garancive efektive të sigurisë mund të ketë një përgjigje për kërcënimet që aktualisht po destabilizojnë kontinentin.

“Ne kemi nevojë për një unitet të tillë në Europë që do të bëhet më i madhi në histori. Sigurisht, tashmë është bërë shumë për këtë. Por jo gjithçka ende. Për shembull, ajo që po ndodh në tregun e energjisë në Evropë dhe po ndodh tani duhet të shihet si një luftë. Me lojën e saj të gazit, Rusia po bën gjithçka për të mbajtur inflacionin në rritje dhe për ta bërë Europën të përjetojë krizën më të madhe në histori këtë dimër”, tha Zelensky.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *