• |
ide | kryesore

Champions/ Me tre sulmues e kundërsulm: ja si Tirana mendon të thyejë Dudenlange

-Instant, Sport



Dita e të vërtetës për Tiranën dhe nga sfida e dyfishtë me Dudenlange varen shumë gjëra në sezonin e kampionëve të Shqipërisë, financiarisht duke folur. Në Luksemburg, Tirana do të bëjë debutimin në Champions League dhe bardheblutë janë gati të përmbushin misionin. Kërkohet një rezultat pozitiv që në transfertë, për ta patur punën të thjeshtë në kthimin në shtëpi dhe lajmi më i mirë për teknikun është rikuperimi i Taulant Seferit, në vijën e parë të sulmit, ku do të formojë repartin me Devid e Xhixhën. Golashënuesi më i mirë i skuadrës në sezonin e fundit ka rikuperuar problemin fizik dhe do të jetë gati të udhëheqë skuadrën kundër Dudenlange, ashtu si në fakt edhe Totre, që gjithashtu ka patur problem fizike, por që i ka lënë pas, për fatin e mirë të Shehit.

Nga blerjet e reja, nga minuta e parë do të zbresë në fushë vetëm Aleksi, që bashkë me Limajn do ti bashkohet maqedonasit në treshen e mesfushës. Asnjë ndryshim nga zgjedhjet e zakonshme të teknikut dhe në prapavijë, ku përpara Bekajt do të vendosen Toshevski e Ismajlgecin në krahë e Behiratçe-Najdovski në qendër të mbrojtjes. Kështu, Shehi nuk i ka lënë vend surprizave në 11 shen e tij, me të cilën do të sfidojë luksemburgasit, me një strategji që kërkon pressing të lartë, për ti dhënë prioritet daljeve të shpejta në sulm.

Bardheblutë do të luajnë në një impiant të vogël, Stade Jos Nosbaum, ku do të ndihet edhe prezenca e tifozëve të Tiranës, që do të garantojnë mbështetjen për skuadrën e tyre, në misionin kualifikim për në raundin e dytë të kompeticionit më të rëndësishëm për klube. Ndeshja kundër Dudenlange do të luhet sonte në orën 19.30.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *