• |
ide | kryesore

Firmos me parametër zero me lojtarin e Chelsea, ai zhduket pas dy javësh: “Nuk e dimë ku është”

-Instant, Sport



Në vitin 2012, Chelsea mori nga sektori i të rinjve të Anderlecht një mesfushor të ri belg me origjinë zambiane, Charly Musonda. Megjithatë, karriera e 16-vjeçarit i tradhtoi pritshmëritë, ndaj pas 10 vitesh dhe një seri huazimesh, Blues vendosën të mos e rinovojnë kontratën e tij. Zulte Ëaregem nxitoi drejt tij, i vendosur për të vënë bast për lojtarin, ende 25 vjeç. Sa keq që, pasi gjeti një marrëveshje, Musonda humbi gjurmët…

Pas skadimit të marrëveshjes së Musondës me Chelsean më 30 qershor, Zulte Waregem vendosi të nënshkruajë me të, i impresionuar nga disa seanca stërvitore dhe një ndeshje miqësore e nivelit të lartë të bërë nga mesfushori. Pas 10 vitesh nën kontratë me Blues dhe huazimeve të ndryshme të pasuksesshme te Betis, Celtic dhe Vitesse, belgu me origjinë zambiane në moshën 25-vjeçare dukej gati të shlyente të paktën pjesërisht pritshmëritë e krijuara rreth tij kur ishte shumë i ri. Megjithatë, pas nënshkrimit të marrëveshjes me Zulten, Musonda u zhduk.

Zulte, sipas asaj që bën të ditur The Sun, fillimisht deklaroi se mungesa e Musondës (i kërkuar edhe nga Roma në verë) ishte për shkak të një problemi familjar dhe këmbënguli se i linduri në 1996 do të kthehej pas një kohe të shkurtër. Por drejtuesit e klubit belg e kanë pranuar se, që atëherë, nuk e kanë idenë se ku ndodhet ai. “Kur do të kthehet Charly Musonda në stërvitje? Nuk e di”, tha Administratori i Deleguar Eddy Cordier. “A do të kthehet? Asnjë ide për këtë cështje. Nuk ka pasur asnjë kontakt që kur ai u stërvit me ne dy javë më parë”. Një histori vërtet e çuditshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *