• |
ide | kryesore

I dha titullin Empolit, talenti shqiptar firmos për Udinesen: Bozhanaj në kërkim të një shansi në Serie A

-Instant, Sport



Protagonist i titullit kampion me të rinjtë e Empolit dy vite më parë dhe produkt i sektorit të të rinjve të Napolit, Kleis Bozhanaj mbërrin në Friuli me titull të përkohshëm. Në pronësi të Spezias, sulmuesi shqiptar 21 vjecar e kishte kaluar sezonin e fundit në radhët e Casa Pia në huazim, ndërsa tani me bardhezinjtë e Udineses kërkon një shans në Serie A.

180 cm i lartë, Bozhanaj është një sulmues i dytë në rol, por që mund të luajë edhe si qendër. Pasi ka kaluar kombëtaren e moshave U17 dhe U19 me Shqipërinë, tani sulmuesi kërkon rikthimin në xhiron e kuqezinjve me një thirrje nga Alban Bushi, tekniku i U21, gjë që mund të thjeshtohet pas transferimit te Udinese. Bozhanaj kaloi nga 19 vjecarët e Dinamos në ato të Empolit në 2016 (ku luante nën moshë), ndërsa më pas ka kaluar huazime të shpeshta nga toskanët te Napoli për të përfunduar te Spezia, që zotëron edhe kartonin e shqiptarit, në 30 gusht 2021.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *