• |
ide | kryesore

“Ka dhe ndeshje kthimi”. Shehi premton kthesën dhe shpjegon humbjen: ” Kartoni i kuq na prishi planet”

-Instant, Sport



“Ishte një ndeshje e vështirë. Deri diku e interpretuar mirë, goli ishte i evitueshëm, por gjëra të tilla ndodhin. Të vjen keq për kartonin e kuq që morëm, sepse u prishën strategjitë. Megjithatë, skuadra nuk u fut në presion”. Orges Shehi mundohet të shpëtojnë cfarë mund të shpëtohet në humbjen 1-0 të Tiranës së tij në debutimin në Champions kundër Dudenlange. Për teknikun e bardhebluve, episodi që ndikoi në ndeshje ishte kartoni i kuq i Limajt. “Ne ishim gati për të ndryshuar. Do ndërronim një mesfushor dhe të fusnim Hasanin. Kartoni i kuq i Limajt na i prishi planet. Situatat e lojës rrjedhin shumë shpejt, nuk e menduam kartonin e kuq tonin”.

Shehi mbetet optimist për kthimin, duke patur parasysh se duhet shënuar vetëm një gol për të ekuilibruar ndeshjen: “Ka dhe ndeshje kthimi, kemi besim për ta përmbysur rezultatin në Tiranë” shpresoi tekniku, që saktësoi edhe në lidhje me vendimin për ta mbajtur Seferin në krah, duke i hapur vendin Dejvid. “Taulanti mund të luajë edhe në majë të sulmit, por është më efikasës në krah. Varet nga kundërshtarin. Mos harrojmë që ka bërë 18 gola duke luajtur në krah. Shtatëlartësia e skuadrës sonë ishte dukshëm e ulët me kundërshtarin. E rëndësishme është të kthejmë rezultatin pas 2 jave në Tiranë”, u shpreh Shehi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *