• |
ide | kryesore

Lazio, mohon sherrin Tare-Lotito, por foto tregon ndryshe: “Drejtori sportiv gëzon besimin e shoqërisë”

-Instant, F1, Sport



Nga shtëpia e Lacios vjen një përgënjeshtrim i fortë në lidhje me zërat që flisnin për një sherr të ashpër mes presidentit, Claudio Lotito dhe Drejtorit Sportiv, Igli Tare, i cili flitet se është afër dorëheqjes. Sipas disa rikonstruksioneve ka patur një përplasje me tone të larta mes të dyve gjatë mbrëmjes së prezantimit të fanellave të reja, me drejtuesin shqiptar të irrituar nga hyrja në shoqëri e Angelo Fabianit, aktualisht koordinator i ekipeve të femrave dhe i të rinjve, por sipas shumë njerëzve, i destinuar për të zënë vendin e vetë Tares. Rrethanat e sherrit janë mohuar nga klubi në një deklaratë zyrtare, e cila thekson se Tare “gëzon konsideratën dhe besimin e klubit dhe presidentit të tij”.

KOMUNIKATA E KLUBIT
“Në lidhje me lajmin e raportuar sot nga disa të përditshme dhe media të ndryshme për një sherr të pretenduar mes Presidentit Lotito dhe DS Tare, që do të kishte ndodhur mbrëmjen e djeshme pas manifestimit të organizuar nga Lazio në Piazza del Popolo, saktësohet se ato nuk kanë asnjë bazë. Në fakt, drejtori sportiv Igli Tare gëzon konsideratën dhe besimin e Klubit dhe Presidentit të tij dhe do të vazhdojë të kryejë, si gjithmonë, rolin e drejtorit sportiv të ekipit të parë, ndërsa hyrja në shoqëri e drejtorit Angelo Fabiani do të lidhet me menaxhimin e ekipit të parë të femrave, të rejave dhe skuadrës së të rinjve”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *