• |
ide | kryesore

Nesër protesta e opozitës nën udhëheqjen e Berishës, 1200 forca policore në terren, kërkohet leje për dy orë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Nesër pritet të mbahet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” protesta e opozitës. Mësohet se Partia Demokratike ka kërkuar leje në policinë e Tiranës nga ora 19:00 deri në 21:00 për zhvillimin e tubimit përpara kryeministrisë.

News 24 bën me dije se për mbarëvajtjen e protestës do të jenë të angazhuar në terren rreth 1200 efektivë policie, nga forcat e rendit, FNSH, repartit Shqiponja dhe punonjës të gardës.

Vendosja e uniformave blu do të jetë e ngjashme me protestat e mëprshme të opozitës, ku një kordon me punonjësit e rendit dhe ata Shqiponja do të krijojë perimetrin e sigurisë rreth kryeministrisë, ndërkohë që Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë do të qëndrojnë nga mbrapa për të mbikëqyrur situatën.

Për sa i përket kufizimeve në qarkullimin rrugor, do të ketë që prej orës 16:00 ketë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Rruga “Xhorxh Bush” dhe pjesërisht “Zhan Dark”.



5 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *