• |
ide | kryesore

Nisin zjarret edhe në Elbasan (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një sipërfaqe me shkurre përreth ish-fabrikës së miellit në fshatin Hajdaran në Elbasan është përfshirë nga zjarri.

Ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikëses vuri nën kontroll flakët e zjarrit i cili nisi të përhapej me shpejtësi në zonë, e cila rezulton e populluar me banesa.

Dyshohet se shkak i zjarrit të ketë qenë djegija e plehrave nga një banor i zonës.

I gjithë tërritori i ish fabrikës së miellit është pushtuar nga shkurret dhe papastërtitë duke përbërë rrezik vecanërisht gjatë stinës së verës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *