• |
ide | kryesore

Parandalohet ngjarja e rëndë, 40-vjeçari tenton të godasë me thikë prindërit në Tiranë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një tragjedi është parandaluar në Tiranë. Mësohet se një 40-vjeçar ka ushtruar dhunë fizike ndaj prindërve të tij dhe i ka kërcënuar ata me thikë. Nga policia njoftohet se është kapur dhe shoqëruar shtetasi T. Xh., banues në Tiranë. 40-vjeçari mendohet se ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike teksa kërcënonte prindërit, pasi babai e kallëzoi në polici për dhunën që ushtronte ndaj bashkëshortes.

“Nën efektin e lëndëve narkotike, ushtroi dhunë fizike ndaj prindërve të tij dhe i kanosi ata me mjet prerës (thikë), arrestohet në flagrancë 40-vjeçari. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3, pas kallëzimit të marrë nga shtetasi R. Xh., se djali i tij ushtronte dhunë fizike në mënyrë të vazhdueshme ndaj tij dhe bashkëshortes, si dhe i kishte kanosur ata me mjet prerës (thikë), menjëherë kanë organizuar punën, duke kapur dhe shoqëruar në ambientet e Policisë, djalin e tij, shtetasin T. Xh., 40 vjeç, banues në Tiranë. Në vijim të veprimeve hetimore, u arrestua në flagrancë shtetasi T. Xh., pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme, nën efektin e lëndëve narkotike, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve të tij dhe i ka kanosur ata me mjet prerës thikë. “, njofton policia. 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *