• |
ide | kryesore

“Preferoj hierarki të qarta në portë”: Galtier vendos se cili, mes Donnarumma e Navas, do jetë titullar

-Instant, Sport



Në një gjë janë dakord Gianluigi Donnarumma dhe Keylor Navas: nuk duan të kalojnë një vit tjetër duke alternuar vendet në portën e PSG-së. Gjithësesi është 23 vjeçari italian ai që fitoi balotazhin me 35-vjeçarin nga Amerika Qendrore dhe të paktën për Galtier do të jetë ai që do të nisë me gradën e titullarit me skuadrën parisiene. Trajneri i ri ishte i qartë në konferencën për shtyp, kërkon hierarki të përvijuara mes shtyllave dhe për momentin është italiani i avantazhuar.

Një lloj sinjali në fakt kishte mbërritur tashmë nga drejtuesit e klubit që pranverën e kaluar dhe Navas thjesht duhet të pranojë rolin e portierit të dytë ose të kërkojë një ekip tjetër.

Në sezonin e kaluar, 26 ndeshje u luajtën nga Navas dhe 24 nga Donnarumma, por me një tension të vazhdueshëm që prishi performancën e të dyve dhe shkaktoi pakënaqësi dhe nervozizëm. Skena për të mos u përsëritur dhe që PSG nuk dëshiron më t’i shohë, duke vënë bast gjithçka mbi portierin e kombëtares italiane për të cilën pronësia ka investuar për të ardhmen.

Të dy do të stërviten nga trajneri italian i portierëve Gianluca Spinelli, i cili është te PSG që nga viti 2018 dhe është konfirmuar edhe për sezonin e ardhshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *