• |
ide | kryesore

Probleme të reja për Kessié e Christensen: Barcelona zyrtarizon dy blerjet por nuk mund t’i regjistrojë

-Instant, Sport



Barcelona, pas disa javësh, më në fund njoftoi ardhjen e Franck Kessié dhe Andreas Christensen, por odiseja e tyre sigurisht nuk përfundon me kaq. Klubi, në fakt, ende nuk mund t’i regjistrojë blerjet e reja. Problemet financiare të Barçës janë të njohura, pasi dihet se çdo vit klubi përpiqet me dëshpërim të ulë kufirin e pagave për të qenë brenda parametrave të La Ligës në mënyrë që të mos sanksionohet.

Të hënën, klubi njoftoi nënshkrimet e Kessié dhe Christensen, të cilët i janë bashkuar blaugranave me parametër zero, pas skadimit të kontratave të tyre përkatësisht me Milanin dhe Chelsea. Lajm i shkëlqyer për Xavi, por në fakt ka edhe një lajm të keq. Klubi, në fakt, siç raporton Cope, nuk ka mundësi të bëjë regjistrimin e dy lojtarëve, pasi është ende mbi kufirin e pagave.

Barcelona, pasi i ka shitur një pjesë të të drejtave televizive një kompanie të jashtme, së fundmi ka marrë një rritje prej mbi 200 milionë euro, por këto nuk mund të përdoren për lojtarë të rinj. Ato do të përdoren për të balancuar llogaritë e sezonit të kaluar. Nuk është hera e parë që shoqëria katalanase përballet me një problem të tillë. Verën e kaluar, klubi ishte në gjendje të regjistronte Memphis Depay, Eríc Garcia dhe Rej Manaj vetëm falë Gerard Piqué, i cili kishte vendosur të ulte në mënyrë drastike pagën e tij. Tani blaugranat duhet të gjejnë një zgjidhje për të regjistruar blerjet e reja.

Klubi balancoi disi rezultatet falë lamtumirës së Philippe Coutinhos dhe Dani Alves. Aktualisht kontrata e Ousmane Dembeles ka skaduar, por ai mund të rinovojë. Shitja e Frenkie de Jong sigurisht që do të ndihmonte dhe klubi, sipas zërave, është i gatshëm të sakrifikojë mesfushorin për t’ia dalë mbanë. Trajneri i ri i Manchester United, ten Hag, po përpiqet të bindë holandezin të kalojë në Premier League, por negociatat janë ende të hapura.

Barça, megjithatë, nuk dëshiron të heqë dorë nga goditjet e mëdha të merkatos. Javët e fundit me klubin është lidhur emri i Robert Lewandowskit, i cili dëshiron të largohet nga Bayern Mynih, por gjithashtu përflitet se katalanasit janë të interesuar edhe për Cristiano Ronaldon. A do të jenë në gjendje të bëjnë blerje të reja dhe t’ia dalin mbanë?



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *