• |
ide | kryesore

Protestat në Shkup/ 47 policë të lënduar, kryeministri bën thirrje për të ndalur dhunën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në ditën e katërt të protestave kundër propozimit të ri francez për heqjen e vetos bullgare për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut me BE-në protestat në këtë vend janë shkallëzuar.

Nga përballja e protestuesve me policinë kanë mbetur të lënduar 47 policë, dy prej të cilëve në gjendje më të rëndë. Në godinat e Parlamentit, Qeverisë dhe Ministrisë së Jashtme janë thyer shumë dritare dhe është dëmtuar fasada.

Gjatë protestës policia ka ndaluar disa protestues, nuk dihet numri i saktë i të ndaluarve.

Kovaçevski: Nuk do të lejojmë të na përsëritet 27 prilli

Kryeministri i RMV-së, Dimitar Kovaçevski vlerëson, se dhuna e shprehur para institucioneve të shtetit nuk është fytyra e vërtet e Maqedonisë evropiane, e një vendi anëtar i NATO-s. Edhe pse protestat janë një e drejtë demokratitke për një qytetar, dhuna e shprehur në to nuk mund të arsyetohet.

“Dhuna dhe urrejtja nuk janë dhe nuk mund të jenë zgjidhje e asnjë problemi. Manipulantëve dhe shfrytëzuezve të njerëzve për t’i plotësuar apetitet e tyre politike u them, mos keqpërdorni të rinjtë në protesta të dhunshme. 27 prilli nuk do të përsëritet “, deklaroi Kovaçevski.

LSDM dhe BDI: Nuk do të tolerojmë destabilizimin e vendit

LSDM, partia në pushtet akuzon opozitën për protestat e dhunshme duke vlerësuar se VMRO-DPMNE dhe E Majta po mundohen me çdo kusht të destabilizojnë shtetin, të pengojnë procesin e integrimeve evropiane, duke punuar për interesa të të tjerëve.

“Institucionet dhe qytetarët nuk do të lejojnë sjelljen destruktive të VMRO-DPMNE-së dhe Të majtës të kërcënojnë të ardhmen evropiane të shtetit, nuk do të lejojnë që shoqëria të kthehet në izolim dhe ndarje”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Edhe partia shqiptare në pushtet BDI dënoi ashpër dhunën dhe incidentet antievropiane që ndodhën në protestën e organizuar nga VMRO-DPMNE dhe E Majta para Kuvendit dhe Qeverisë.

“Në momentet vendimtare për vendin, në momentet kur po shkruhet historia dhe po hidhen themelet e rrugës europiane nuk duhet të lejohet të devijojmë nga rruga e miqësisë euro-amerikane dhe integrimi evropian në asnjë moment”, thuhet në reagimin e BDI-së./DW

 



4 Comments

  1. E shihni njerez?
    Dita e katert e protestes,dhe vlon akoma,dhe per gjera qe ne do benim nje sy qorr e nje vesh shurdh.
    Ndersa ketu,jo eshte vape,jo jemi me pushime,jemi te pa pare,dhe behet fjale per leket tona,per dinjitetin tone.
    Ja pse meritojme gjithçka na ndodh,derisa te na vijne mendte.

  2. Ata qe vene jeten ne rrezik per atdheun
    Nuk e rrezikojne kurre atdheun per veten e tyre .

    Fatmir Muja

    Per atdheun duhet te rrembesh armen
    Per familjen duhet te japesh jeten .

    Populli

    Neser te gjithe ne shesh .
    Bejeni per e ardhmen e Shqiperise
    Por mbi te gjitha , bejeni per te ardhmen e familjes tuaj .

    Mos lejoni qe femijet tuaj te jetojne neser roberine , tmerret , vuajtjet , varferine e skamjen e gjysherve e baballareve tane ne komunizem .
    Mos lejoni qe femijet tuaj te jetojne neser neperkembjen , grabitjen , perbuzjen , perçmimin dhe poshterimin tone ne kete pseudodemokraci .
    Lufto per te ardhmen e Shqiperise , vdis per te ardhmen e femijeve te tu .

    Respekte e perulje per kedo qe neser eshte ne shesh .
    Respekte e perullje per kedo qe neser nga pamundesite apo shkaqe te tjera nuk eshte fizikisht ne shesh por me mish e me shpirt eshte aty .
    Perçmim per kedo qe ka mundesite dhe neser nuk eshte ne shesh .
    Perçmim e perbuzje per kedo qe ve partine mbi interesat e Atdheut dhe te familjes se tij .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *