• |
ide | kryesore

Shehaj: Rama do përdorë amnistinë fiskale për të shpëtuar klientët e tij të përfshirë në krime financiare

-Instant, Lajme, Të fundit
Shehaj



Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj deklaron se arsyeja e vërtetë se pse qeveria po kërkon të bëjë amnisti fiskale është skema e skema e evazionit e denoncuar përpara disa ditësh nga LSI. Sipas Shehaj, Rama e do amnistinë fiskale për të shpëtuar klientët e tij të përfshirë në evazion dhe krim financiar nga ndjekja penale. Deputeti thekson se me amnistinë i hiqet mundësia Prokurorisë së Posaçme antikorrupsion që të hetojë kompanitë fantazma, të cilat kanë si ‘pronarë’, punëtorët e krahut, lavazhierët apo kamerierë.

“Skema e evazionit e denoncuar nga LSI është arsyeja e vërtetë se pse qeveria po kërkon të bëjë amnisti fiskale. Ndonëse fshihet pas emigrantëve, tashmë është e qartë se Edi Rama e do amnistinë fiskale për të shpëtuar klientet e tij të përfshirë në evazion dhe krim financiar nga ndjekja penale. Hetimi i prokurorisë për këtë skemë dhe vendimi gjyqësor i dalë pas tij nuk është drejtësi, por përpjekje për të varrosur drejtësinë. Fakti është se autoret e vërtetë te kësaj skeme evazioni nuk janë personat e dënuar, të cilët hapen kompanitë fiktive. Këta ndonëse kane pergjegjesitë e tyre, janë më së shumti punëtorë, lavazhierë dhe kamerierë te përdorur. Evazoret e vërtetë janë kompanitë, të cilat kanë marrë fatura fiktive nga këto kompani. Dhe përveç inceneratorëve, dyshohet se fatura fiktive nga këto kompani fantazmë kanë marrë edhe shumë kompani të afërta me qeverinë që janë fituesit më të mëdhenj të tenderave publikë, veçanërisht në infrastrukturë.
Prokuroria nuk e ndoqi zinxhirin e transaksioneve deri në fund. Kujt i faturuan qindra milionë euro kompanitë Lumi 06, Koleci 2003, Sopotonia, Froggy dhe shumë kompani të tjera fantazmë? Sigurisht që ja u faturuan klientëve të tenderave që jep qeveria. Përveç evazionit kjo skemë është dëshmi e korrupsionit të madh që ndodh me tenderat publikë. Sepse kompanitë që marrin tendera me vlera të fryra përkundrejt ryshfetit që japin tek qeveritarët, marrin fatura fiktiva nga kompanitë fantazmë për të justifikuar shpenzimet. Meqë të gjithë këta tashmë janë të përfshirë në skemë, qeverisë i duhet të amnistojë penalisht evazionin për të shpëtuar klientët e saj, me të cilat ndan paratë dhe për te mos lejuar drejtësinë qe te hetojë këtë krim te madh, i cili do të hapë kutinë e pandorës së korrupsionit qeveritar. SPAK dhe organet e drejtësisë duhet të hetojnë deri në fund këtë aferë të madhe, për të nxjerrë përpara ligjit përfituesit e vërtetë të këtij evazioni dhe korrupsioni gjigant”, thuhet në statusin e Shehaj.

 



33 Comments

  1. “Kaseta nuk kishte nevojë për shpjegime. Ilir Meta, që duhet të shpjegohej, e mbylli çështjen në Gjykatë pasi piu verë me Sali Berishën nën kamerat e shtëpisë së zonjës Kryemadhi. Në ndryshim nga dyshja Berisha- Meta, këta hajdutët e inceneratorëve nuk po i fal njeri. Dhe nuk duhet t’i falin as ata që kanë përfituar prej tyre.

    1. Mos permend SPAK o Shehaj, ato janë tentakula të së njëjtës pjellë. Vetëm protesta e demonstrata masive bëjnë pune, jo pallavra si SPAK-u apo “drejtësia”. Ato kanë marr fund njëherë e mire.

  2. Rama ka nxjerr perpara drejtesis te gjithe antaret e partis se vet qe jan mar me pislliqe e me krime kur te nxirrni dhe ju ate saliun tuaj ateher dilni e flisni per krimet e bera nga rama

    1. beni, Evi, Gezim, loni, Greg, agim, Fad, Vera, Feri, Andi, Jana, Pjetri, Danjeli, Tana, Blerim, Geri, Tani, Rei, Alba, Baci, Kvi, Sokoli, Liluan thotë:

      Jemi ne te bodrumit. Mos na lexoni.E bejme per buken e gojes.

  3. Jeni nje turp per vendin tone nese rama ka bere krime financiare ai salitu juaj ka here krime ne popull duke i vrar e masakruar apo nuk quhen ato

  4. kjo me duket nje marketing i protestes me duket njebprotest e kot pasi arsyja qe po dalin keto njerez ne protes saliu i ka bere kur ishte ne pushtet kshu qe ai me duket nje njeri hipokrit

  5. po po kjo me duket nje akuz e pa vertet por dhe shpifje kur e di qe ka vjedhur paditet se nuk eshte si ty qe perdor te rinjt per te punuar neper call center

  6. Po se ky salu bashk me ju te gjith nuk i mbushet xhepat mir e mir sa ishit ne pushtet. Ik o qyqe andej ma saliun po shtrengojeni fort se do ja shifni hajrin

  7. E kemi pare qe kush ka pasur probleme me ligjin ka dale para drejtesise, keshtuqe zoti Shehaj te gjitha keto qe keni thene bien poshte

  8. O zoteri shko shiko njeher ate non graden qe ke ne parti ti qe ju ka mbuluar per te gjithe shkeljet qe keni bere ju pastaj hidhni akuza, na e keni shpifur fare

  9. E ka bere qe te pastrosh ti leket e tua qe ke bere me CALL CENTER o mashtrus , se duket shume qarte se kush ka vjedh

  10. Foli ky greku qelber del e na jep mend per ramen koka ktij ik o vllai mos u merr me ramen ti po shifni hani naj sallat greke andej

  11. Aa te keqen kshu esht kur rrini me saliun do flisni percart dhe te gjithe vendin andej nga varrezat,sjeni ju te flisni per ligjin

  12. Vetem per Ramen skeni per ca me fol,i vetmi qe ka nxjerr para drejtesise dhe anetaret e partise se vet …ju te PD-se mbani ate Saliun akoma pa denuar per krimet dhe vjedhjet qe ka bere

  13. Cdo kush qe ka mar pjes ne krime rama i ka mxjerr vet perball ligjit mereni dhe njy nje hap e nxirreni ate saliun perpara livjit per krimet e bera

  14. parti me e lodhur me e mbaruar skam pare ndonjehere , shkoni ndryshoni shtet ikni andej nga pescara anahananaababababababahahaha

  15. E mbaruat turnin qelbesira?
    Keni ik para orarit,duhet tju mbahet nje pjese e sufllaqes,e hani neser ate pjese dhe ishalla helmoheni e ju mbyllet halja nje here e mire.
    Dhe nga poshte,se lart nuk ju pranojne,ndoshta e kuptoni se ç’jeni dhe çkeni bere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *